• |
ide | kryesore

Punimet tek Unaza e Re dhe ‘Shqiponja’, si do të devijohet trafiku

Lajme, Të fundit



Në kuadër të projektit për Unazën e Re, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Bashkia e Tiranës dhe Policia Rrugore kanë hartuar një plan për menaxhimin e trafikut në këtë zonë ku do të kryhen punime.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, deklaroi se duke nisur nga janari 2019, aksi duke nisur nga Dogana dhe deri tek shkolla Teknologjike do të jetë me tre korsi. Ai po ashtu bëri me dije se sheshi ‘Shqiponja’ nuk do të jetë më rrethrrotullim, por një gjysmë unaze.

Qendro shpreh bindjen se trafiku nuk do të bllokohet gjatë zhvillimit të këtij projekti.

“Ne do të fillojmë me kantierin. Kantieri ka dy faza. Ne kemi ditë që po punojmë me policinë dhe sektorin e transportit në bashkinë e Tiranës. Kemi pasur dhe bashkëpunim me inxhinierët e kompanive. Ku qëndron plani i menaxhimit të trafikut?! Do ketë tre korsi, në ikje dhe në ardhje duke nisur nga muaji janar. Kantieri do të zhvillohet nga pjesa e Astirit, ku kemi pak ndërsa që preken. Do funksionojnë të gjithë semaforët. Tek sheshi ‘Shqiponja’ s’do e kemi më rrethrrotullim, por do kemi një gjysmë unazë. Kur vjen nga unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh deri tek Casa Italia. Në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët, s’do jetë i bllokuar gjatë kësaj kohe që do bëhet projekti. Do ketë një vështirësi trafiku, dhe për këtë policia ka marrë të gjitha masat”, – u shpreh Qendro.

Drejtori i ARRSH-së u ndal tek dëmshpërblimi i qytetarëve, të cilët prej disa ditësh protestojnë, duke thënë se do të bëhen të gjitha vlerësimet e objekteve.

“Ka shumë objekte që nga verifikimi mund të riformatohen. Në këto raste në bazë të ligjit do të bëjmë vlerësim bashkë me qytetarët të objektit, ku do të jepet aprovim që kjo banesë mund të qëndrojë në këmbë, që do të thotë pjesa që preket do të prishet dhe pjesa që mbetet do të vijojë të qëndrojë. Por kjo do të jepet nga inxhinieri. Nuk do të skualifikohet pjesa që mbetet por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhineri në bashkëpunim me hipotekën”, – u shpreh Afrim Qendro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *