• |
ide | kryesore

CONMEBOL i propozon një datë Boca Juniors dhe River Plate për Superklasiken

Sport



Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut ka bërë një propozim për një datë për finalen e Copa Libertadores midis Boca dhe River.

Pas incidenteve të  rënda që ndodhën pak ditë më parë ku tifozë të River Plate sulmuan me gurë dhe gaz lotjsellës autobusin e Boca Juniors, situatë që kërkoi ndërhyrjen e policisë, organizatorët e Copa Libertadores u detyruan të shtyjnë takimin deri në një njoftim të ri.

CONMEBOL tani i propozon të dy klubeve që ndeshja të luhet të shtunën në 8 dhjetor ose të dielën më 9 në një fushë neutrale jashtë kufijve të Argjentinës në një orar ende për t’u vendosur.

Ky propozim i instancave të larta të futbollit së Amerikës Jugore erdhi pas një takimi me presidentët e dy formacioneve argjentinase të martën në Paraguaj, ku ndodhet selia e Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore.

Nuk është ende e qartë nëse ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura. Duhet të theksohet, megjithatë, se, siç u tha nga Konfederata në faqen zyrtare të internetit, vendimet e marra ishin të një natyre ekskluzivisht sportive, pavarësisht se çfarë mund të përcaktojë Tribunali Disiplinor i CONMEBOL (një organizatë autonome) mbi kërkesën e Boca për fitore në tavolinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *