• |
ide | kryesore

Reperja Azalea ironizon Iggy-n,’Ke mbetur trokë, të paguaj unë’

Paparazzi, Slider



E gjitha nisi kur reperja Iggy Azalea postoi në Instagramin e saj një foto për të reklamuar çajin për humbjen në peshë. Sigurisht kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje reperes Azealia Banks e cila menjëherë komentoi situatën në InstaStory.

“Aww Iggy është trokë, mbaj mend kur duhet të reklamoja çajin për dobësim vetëm për pak para. Ato ishin kohë të vështira dhe ajo kishte dhe guximin të tallte sapunët e mi. Asnjëherë nuk urrej vullnetin e një vajze, por parashikoj se ajo do rikthehet të jetojë me prindërit e saj së shpejti.”- u shpreh Azealia pasi postoi screenshotin e reklamës së Iggyt.Por nuk e la me kaq, por në mënyrë ironike i bëri asaj dhe një ofertë për punë:

“Mund të të ndihmoj dhe të të paguaj të promovosh sapunët e larjes Kangaroo Jane nëse jë e interesuar. Nëse shes 10000 të tillë për 21 dollarë secilin, bëhen 210000 dollarë. Mund të marrësh 40% që do të thotë 84000 dollarë, motër. Por duhet të promovosh. 12 postime në të gjithë rrjetet e tua sociale. Mendoje.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *