• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund ruan kreun, Bayern kap vendin e tretë

Sport, Video



Bayern Munich ka marrë fitoren e parë në katër ndeshje në Bundesliga, dy prej të cilave i ka mbyllur në barazim dhe një e ka humbur. Bavarezët janë futut në rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes me gola të shënuar nga Gnabry (20′) dhe Osaka (33′), duke e lënë gjithçka të zgjidhet në pjesën e dytë. Bayern i vërtetë mirë 45′ minutat e dyta, duke shtyrë gjithmonë përpara dhe krijuar shanse, përpara se Gnabry të shënonte golin e fitores dhe të dytin personal në këtë sfidë që u vulos në shifrat 2-1.

Werder nuk ka patur shumë shanse për të shënuar në pjesën e dytë ku më së shumti i është dashur të mbrohet. Dita e tyre shkoi nga keq në shumë keq kur arbitri i tregoi kartonin e dytë të verdh Moisander në fund të takimit, duke i lënë vendësit të luajnë minutat e fundit me 10 vetë.

Kryesuesja e Bundesliga, Borussia Dortmund ka fituar 2-0 ndaj Freiburg. Djemtë e Lucien Favre numëronin 35 gola në 12 ndeshjet e kampionatit përpara kësaj të sotmes. Mbrojtja e Freiburgut ua vështirësoi punën me verdhezinjtë që kanë arritur të shënojnë nga një gol në fund të çdo pjese. Pas ndeshjeve të javës së 13 Bourssia Dortmund dominon renditjen me 33 pikë, ndërsa Bayern numëron 24 pikë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *