• |
ide | kryesore

Video/ Ëndërra e thyer e Maradonës dhe sherri në fund të ndeshjes

Sport, Video



Ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme ëndërra e Diego Armando Maradona. Skuadra e tij Dorados është mundur 4-2 në finale e kthimit, në shtëpinë e Atletico San Luis, pas suksesit 1-0 të ndeshjes së parë, duke i thënë kështu lamtumirë promocionit në elitën e futbollit meksikan.

Në fund të ndeshjes Pibe de oro, që e ka parë takimin nga tribuna pas përjashtimit në ndeshjen e parë, ka dalë nga stadiumi mes fyerjeve të tifozëve kundërshtarë. Në këtë pikë argjentinasi ka humbur mendjen duke goditur me grusht, ndërkohë që është mbajtur nga policia që e shoqëronte.

https://www.youtube.com/watch?v=WHqtvdUUAW4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *