• |
ide | kryesore

Pas performancës në Këngë Magjike, Ronela Hajati ka një mesazh për fansat (FOTO)

Paparazzi, Slider



Ronela u rikthye pas pesë vitesh në festivalin e Kenga Magjike.

Pasi u mbyll dhe mbrëmja e dytë gjysmëfinale, Ronela ka shkruar pak fjalë dedikuar të gjithë publikut që e do dhe e ndjek.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vite që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh që atëherë kur sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që mezi prisja sa të ndizeshin dritat e kamerat… Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllim të fitoj, çuditërisht… E sot pas pesë vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju! Siç e kam ndjerë çdo herë! Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe! Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira atëherë kur kam dashur të heq dorë… Faleminderit përgjithmonë Ronela”,-ka shkruar ajo.

hfgjgfjkh.jpg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *