• |
ide | kryesore

Fifi reagon për fitoren e Florit,’Unë jam fituese 5 herë’ (Foto)

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e djeshme u finalizuan tre netë të mëdha të festivalit “Kënga Magjike”, ku triumfoi Flori Mumajesi me çmimin e parë. Ai mori 1092 pikë nga kolegët, me rreth 200 pikë diferencë nga vendi i dytë. Ndërkohë një ndër këngët më të pëlqyera dhe që konsiderohej pretendente për të fituar ishte dhe “Psikopatja jote” e Fifit dhe Mc Kreshën. Ata u vlerësuan me çmimin e tretë.

Fifi ka shpërndarë me ndjekësit një mesazh shumë të rëndësishëm. Ajo është shprehur se Flori e meritonte plotësisht vendin e parë dhe se ajo është e lumtur me gjithçka që arriti.

“Nanusha… Të paktën ju që më ndiqni mua, po edhe ju të tjerët që do e shini rastëisht… arti në përgjithësi është çështje shijesh dhe në asnjë moment nuk dua që të shpërndani as energji e as komente negative. Me dinjitet dhe plot meritë, Flori Mumajesi e meritonte atë çmim për supër këngën që solli jo vetëm këtë vit në festival, po për artistin që është dhe muzikën që ka sjell ndër vite… Ndërkohë unë dje isha fituese 5 herë… për çdo tekst e këngë që ishte në finale, shkruajtur apo kompozuar nga unë… dhe unë jam shumë e lumtur që ju e morët këngën time që kam me Mc Kreshën dhe e shndërruat në hit… Kaq më mjafton e them me ose pa modesti, sido që ta quani ju… ju jam falenderuese.”- ka shkruar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *