• |
ide | kryesore

Lufta TV/ Fevziu me studentët, Topi dhe Dudushi me Ramën

Arkiva

Protesta e 7 ditore e studentëve ka ndarë keq edhe televizionet më të mëdha dhe qëndrimet e tyre editoriale. Sonte në darkë në ora 22 00, ende pa përfunduar ndeshjet e Champion League, dy TV më të mëdhenj të vendit do ti kushtojnë vëmendjen e tyre protestave studentore. Në Opinion tek Fevziu do të diskutojnë analistë dhe një grup i madh studentësh protestues.

Ndërsa ngjarja me sa duket do të ndodhë në Top Shoë të Alban Dudushit. Edi Rama që rrefuzohet prej 7 ditësh nga studentët për negociata, do të gjejë në Top Channel Opozitarë të shpikur.

Edhe dje në Opinionin e Fevziut edhe sot gjatë protestës para ministrisë, studentët i kanë fishkëllyer dhe i kanë quajtur tradhëtarë të kauzës së tyre, Ata që do të bëjnë protestuesin fallco tek Top Channel (shiko videot poshtë).

Rama inkonjito në “Opinion”. Tërbohen studentët: “çohemi ne, nuk ulemi me të”

Një mori e pafundme reagimesh në rrjet kanë bërë humor me këtë shfaqe bajate që i hidhet si komardare shpëtimi kryeministrit.

Por edhe po të hamendësosh për një moment, se Top Channel, do të kryejë misionin gazetaresk, pra të përballë kryeministrin me kundërshtarët e tij, ai nuk ka gjetur arbitrin e duhur. Sepse drejtuesi i këtij emisioni të vështirë, që duhet ta drejtonte një gazetar i paanshëm është Alban Dudushi, i cili sot duhet të bëjë të pavarurin mes eprorit të tij Rama dhe studentëve. Ai paguhet nga qeveria, si pjestar i bordit të AMSH-së, agjensisë që ndan fondet për shoqërinë civile ku gjendet edhe këshilltari mediatik i kryeministrit, Endri Fuga.

Pra ajo që po bën Topi, pasi transmetoi dje emisionin “Open” me titull “A po përçahen studentët?” është dyfish e dyshimtë. Ai po i ncjerr Ramës bashkëbisedues me legjitimitet të cënuar, sepse studentët nuk i pranojnë si përfaqësues të protests dhe se dyti ia ka lënë moderimin një arbitri që paguhet nga njëra palë.

Në luftën e ashpër të audiencës nuk dihet se cili do të fitojë këtë radhë, por peshorja morale këtë herë rëndon krejtësisht në anën e Fevziut dhe të protestuesve realë.

©Lapsi.al

16 Comments

    1. Ti qenke budulla i lezetshem se me theks dukesh nga lezha po te folmen e ke tironce…Me sakte fare duhet te jesh nga Maminasi…

  1. Nuk protestohet me hunj e derasa sic bente Rama. Prandaj sperdridhet ai. Tipik frikacak. Cfare behet me korrupsionin ne unaze dhe linjen e tn.Kjo eshte ceshtja e cila duhet futur dhe ne axhenden e studenteve.

  2. Protesta duhet te zhvendoset te kryeministria! Ministrja Nikolla kushedi ku ka humbur rrugen! Studentet duhet ta kuptojne kte gje!

  3. Shikoni pak se kush ka dale ne perkrahje te Rames: Djali i drejtorit te Institutit te Ndertimi, nje bythe laboranti qe e ka fut baba ne pune.

  4. Mbledhur tere -freshistet tek -Tope-qenlli-me pyetje te para pergatitura nga -endri -fugistet-dhe perpeliteshin sikur -benin oponence te madhe me -kryeministrin menefregist .

  5. TAKSAT JANE SHTUAR. DRITA DHE UJE, PO PAGUN GJITH MILETI TANI.
    NAFTA ESHTE CILESIA ME E DOBET ME E SHTRENJTA NE EUROPE!
    KU PO SHKOJNE LEKET E SHQIPTAREVE ZOTRI ?! KONCENSIONE ?!
    VJEDHJE BARBARI!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu