• |
ide | kryesore

“Buffon humbësi i vetëm”. Çfarë fshihet në sulmin e L’Equipe kundër portierit

Sport, Video



“Buffon, humbësi i vetëm”. Thënë kështu, pas 4-1 të Paris St Germain kundër Crvena Zvezdas, vendit të parë të siguruar në Champions, duket e cuditshme. Artikulli i l’Equipe, që vazhdon ti mëshojë konfliktit të hapur me klubin parisien i adresohet ish-kampionit të Botës, që nuk është se ka kryer ndonjë gabim flagrant në ndeshje. Pësoi një gol, që ndoshta mund ta priste, ose ndoshta jo, por është nga ato raste që kalojnë pa lënë gjurmë.

Por jo në rastin e Buffon. Gjurma është artikulli i L’Equipe, që ndryshe nga gazetat e tjera (Le Parisien e France Football) nuk është se i kanë vënë notë të ulët Buffon, ashtu si pjesës tjetër të skuadrës.
“Një pjesë loje i papërfshirë – shkruan artikulli – e në golin e pësuar nuk mbyll mirë. Eshtë edhe ajo ndjesia e pakëndëshme – shton L’Equipe – që hera herës shfaqet, kur i afrohesh 41 vjetëve. Do ti mbushë pas një muaji. Por dihet, Gigi ndihet akoma i ri për të thënë fjalën e tij, në nivele të larta”.

E thënë kështu, duket si një pretekst për të sulmuar portierin, ose klubin, duke qenë se situata ka agravuar që përpara ndeshjes, kur PSG vendosi të mos i lejojë pyetje gazetarëve të L’Equipe. Ndoshta është një mënyrë që gazeta ti japë një dorë 25 vjecarit Alphonse Areola, ose thjesht, e para në këndvështrimin e Paris Saint Germain një tjetër tentativë e gazetës së njohur franceze për të tensionuar situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *