• |
ide | kryesore

Noizy kundër protestës,’Ka një zot shtëpie, uluni diskutoni’ (Foto)

Paparazzi, Slider
Noizy-t



Të shumtë kanë qenë dhe personazhet publike të cilat kanë dal në krah të studentëve, sidomos në ditët e para të protestës, duke i inkujaruar të kërkojnë të drejtat e tyre.

Një nga këto ka qenë dhe reperi Noizy, i cili herë pas here ka shpërndarë në story-t e tij të Instagramit, thirrjet dhe njoftimet për tu mbledhur në protestë. E ndërkohë që për kaq ditë ai i ka mbështetur me fotot e shpërndara, tani ka zgjedhur ti dedikojë dhe disa rrjeshta dhe ti këshillojë që të dialogojnë.

Ndër të tjera, më i përfshirë se kurrë në aktualitet, Noizy siguron studentët që është gjithmonë me ta, i mbështet në ndryshimet që po kërkojnë por nuk e kupton pse nuk ulen të dialogojnë me kryeministrin. Ai e krahason atë me të parin e shtëpisë të cilin studentët kanë arritur ta ulin dhe mund ta mbyllin me fitore këtë protestë nëse ulen dhe bisedojnë me të. Gjithashtu ai i bën thirje të jenë të kujdesshëm nga ndikimet e politikës dhe i kërkon të mos e kthejnë ngritjen e zërit në sherr për parti. Në fund nuk harron të japë dhe një mesazh dashurie për ta.

Postimin e plotë e gjeni më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

Te dashur studente: Shoh shume mesazhe per mbeshtetje, dhe ne fillim nuk hezitova dhe e bera hapur. Por siç e dini çdo gjë në ktë botë e ka një zot shtepie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prinder qe duhen pyetur ose mbase jeni dhe vete i pari shtepise si familje e re. Dhe në Shqiperi, duam s’duam, ka nje te pare shtepie, fundja fundit vete e kemi zgjedh. Tani nese une do doja disa ndryshime do beja çmos ta ulja baben ose te zotin e shtepise per te biseduar se si mund t’ia dalim mbane! Ndaj per zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE te keqe ka te uleni dhe te veni pikat mbi i? Kur vete kryeministri po ju ofron takim dhe po thote se jam i gatshem per t’i plotesuar te gjitha kerkesat, madje dhe me shume se ç’kerkoni, mos valle eshte politike gjithcka? Nese po, atehere ky o turp, nje here qe patem ne dore te benim dicka per veten tone, serisht e lejuam politiken te hyje ne mes. Me vjen sinqerisht keq per te gjithe ata studente te shkrete qe me verte i duan keto ndryshime pa ndikimin e politikes. Pa marre parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit qe ju peshperisin mbas veshi. Te pakten kjo qeveri nuk po ju vret mes protestes dhe te mos mbaj asnje njeri pergjegjesi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore per studentat, jo me sherr per parti! Ju kam

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on



18 Comments

  1. A jeton ketu, apo me enderra mundohesh qe te tregohesh kompromist. Dukesh qe nuk je i lidhur me jeten e situaten se si ka vepruar ky pushtet deri me sot, andaj, me mire rri, perkrah studentet, e mos jep mendim ne antipod me studentet dhe opinionin mbare popullor, sepse ky krye familjar qe i thua ti, e ka shkaterruar keqas kete famile, dhe e ka injoruar plotesisht, ashtu sic din vetem ky,,,qe s;njeh moral.

  2. Noizy jep keshilla qe studentet te bejne kompromis???!!! Nese eshte e vertete (nuk e di e ka shkruar ai vete apo ndonje tjeter) atehere ky do ishte fillimi i apokalipsit…nje fshatar buzevic nga Mati qe ka jetuar disa vjet ilegalisht ne Angli do te percaje studentet?!

  3. Nuk eshte zot shtepie e as babai yne Rama, o debil. Ai eshte kryesherbetori yne. Ai ben sic i themi ne, jo sic do ai. Sa te paskan paguar aman…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *