• |
ide | kryesore

Video/ Kastrati, portieri shqiptar që po befason Italinë me Pescara-n

Sport, Video



E ardhmja e portës shqiptare është krejtësisht e garantuar. Pas Thomas Strakoshës një tjetër portier shqiptar, po bën Italinë të flasë për të. Elhan Kastrati, vetëm 21 vjec e që mbron portën e Pescaras, ka marrë vlerësimet maksimale nga drejtuesit e klubit Italian dhe po fiton gjithnjë e më tepër vëmendjen e medias.

Kundër Veronas, në humbjen 3-1 portieri shqiptar ishte nga të paktët që mund të shpëtonte fytyrën, duke bërë disa pritje vendimtare, që nuk lejuan goleadën e veronezëve, duke bërë që në fund të marrë edhe duartrokitjet e tifozëve të Hellas.

Në fakt, 21 vjecari nga Hasi kishte dhënë kredencialet e tij që kur luante në radhët e ekipit të të rinjve të Pescara. Specialiteti i tij është pozicionimi mes shtyllave, daljet e sigurta dhe 11 metërshat.

Në vendin e katërt në Serie B, Pescara ka hedhur sytë drejt objektivit promocion, ndërsa ka gjetur një garanci në kuadratin e portës, ndoshta në fillim të pashpresuar. Elhan Kastrati, ish-portieri i Teutës është duke shkëlqyer në kampionatin italian, me prezantime të nivelit të lartë.

Prezantimet e mira në Serie B dhe me përfaqësuesen U-21 bënë që në ndeshjen kundër Izraelit, portieri të grumbullohej për herë të parë nga tekniku Christian Panucci, duke zëvendësuar kështu Alban Hoxhën të dëmtuar. Fakti që është bërë protagonist absolut në Serie B, nuk i ka ulur përqendrimin Kastratit, që insiston se duhet të punoje akoma më shumë që të arrijë në nivelet më të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *