• |
ide | kryesore

LSI denoncon faljen e taksës për oligarkët. Televizionet e lajmeve i presin fjalën

Arkiva, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili doli të hënën në ora 11 për të denoncuar vendimin skandaloz të qeverise për të ulur nga 15% në 8% tatimin mbi dividentin, madje edhe për vitet e mëparshme. Por menjëherë sapo u pa se për çfarë po fliste edhe ato TV news qe e lidhën e shkëputën menjëherë konferencën e Vasilit nga selia e LSI. Ai denoncoi si ligjin e Ramës që binte ndesh me premtimet e veta elektorale: “Kush fiton më shumë, paguan më shumë”, po ashtu edhe procedurën antiligjore se si u kalua ai në parlament. Por askush nga shqiptarët nuk e pa këtë denoncim sepse ai u censurua nga TV-të që gjithashtu përfitojnë nga ulja e kësaj takse. Me siguri ai nuk do të ekzistojë dhe në lajme e mëtejshme të ditës sotme. ©Lapsi.al



4 Comments

  1. Monika mund te jete cte doje
    Po’ nje fjale e Ka thene drejt
    seicila parti Ka oligarket e vet
    Pavaresisht se ata shkojne Andej ketej mbas pushtetit

    1. Edhe ky soj propogande me mendësi komuniste, në vënd që të demaskojë problemet flagrante të kësaj qeverie, bën të kundërtën, e shpërndan fajin për ta mbuluar ate.
      Një gjë duhet ndarë mirë në gjykimin e bizneseve.
      Shqipëri prej gati tre dekadash ka pranuar sistemin kapitalist demokratik të tregut të lirë, bazuar në konkurencën e vlerave e aftësive.
      Në një shtet ligjor demokratik të sistemit kapitalist, bizneset janë të detyruara të bashkëpunojnë me pushtetin, sepse duhet ti përmbahen ligjeve që i regullojnë këto mardhënie.
      Ata që i shohin biznesmenët , (kapitalistët) duke i përgjithësuar si “të pasur” , armiq të të varfërve, akoma nuk kanë hequr dorë nga ideollogjitë marksiste.
      Për ta cilido biznesmen i pasur konsiderohet si “armik i popullit”
      Para vitit 1992, kur e gjithë Shqipëria ishte një Kooperative e madhe shtetërore, nuk lejohej asnjë biznes privat. Ato filluan të lindin vetëm me ndryshimin e sistemit.
      Në kushtet kur asnjeri nuk posedonte ndonjë kapital financiar si një fillesë e biznesit privat, një pjesë e madhe e bizneseve u krijuan duke përlarë badiava pasuritë publike shtetërore, e duke abuzuar edhe me prona private të trashëguara.
      Kush e kishte mundësinë që ta bënte më lehtë këtë ?
      Sigurisht që administrata e periudhës së diktaturës e ndihmuar edhe nga gjykatat e po asaj kohe.
      Pra më së shumti ishin enveristët kapitalistët e parë.
      Pati edhe fare pak pronarë të vjetër që i kishin shpëtuar masakrës së diktaturës komuniste, që filluan të meren me biznes, por pamvarësisht se në krye të pushtetit ishte Partia e djathtë, PD, mbështetëse e tyre, administrata e drejtësia ishte po ajo e diktaturës, për faktin e thjeshtë se specialistët nuk janë si puna e domateve që mbillen në pranverë e vilen pas dy tre muajsh.
      Për të zëvëndësuar administratën e vjetër, policinë e drejtësinë me njerëz të rij të shkolluar, duhet më së paku njjë dekadë.
      Çfarë ndodhi ?
      Edha ata pak njerëz të rij që u përzgjodhën në administratë e drejtësi, me “revolucionin bollshevik” të 97-tës, u larguan duke rikthyer të vjetrit.
      Jo vetëm kaq, por edhe ish antarët e Byrosë politike të PPSH, që gjykatat e indoktrinuara i kishin dënuar me akuza qesharake për përdorim të tepruar kafeje, u liruan nga burgjet në 97-tën e të rehabilituar, një pjesë e tyre , na u bëne edhe biznesmenë.
      Një kategori tjetër e “bizneseve”, ishin emigrantë që u morën në vëndet ku emigruan, me trafiqe kriminale të drogës e prostitucionit, e të pasuruar shpejtë me këtë lloj biznesi, u kthyen në Shqipëri si “kapitalistë të rij”
      Këto vitet e fundit të qeverisjes “rilindase” të Ramës, u pa edhe një fenomen paradoksal.
      Edhe disa ish të persekutuar nga diktatura që ishin përzjerë në emigracion me botën e krimit, ju bashkuan “rilindjes” socialiste të Ramës, mesa duket, ngaqë panë tek ajo pushtetin ku mund të gjenin mbështetje. U pa kjo me zbulimet që bëri ligji i dekriminalizimit.
      Pak a shumë kjo është tablloja e përgjithëshme e “kapitalizmit” të ri shqiptar, që më sjell ndërmend bisedën me një komunist të vjetër gjysëm analfabet, një nga ish “200 petritat” që kishin formuar me Mugoshën Partinë Komuniste Shqiptare në vitin 1941.
      Nuk e haroj që në vitin 1995, ky person më pati thënë në dialektin lab, : “na e kremë komunizmin e na o ta krejmë edhe kapitalizmin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *