• |
ide | kryesore

Studentët hedhin poshtë paktin e Ramës: Nuk përmbush asnjë kërkesë

Lajme, Të fundit



Studentët kanë hedhur poshtë Paktin për Universitetin të propozuar nga Edi Rama.

Me një deklaratë publike, Këshillat Studentorë janë shprehur se propozimet e Edi Ramës jo vetëm që nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete këtyre kërkesave.

Studentët janë shprehur se janë në mbështetje të të gjitha protestave jo partiake, duke nisur që sot me protestën e diasporës.

Deklaratë e Këshillave Studentore: 

Në kuadër të diskutimeve dhe pas prezantimit të paktit për universitetin nga ana e qeverisë, Këshillat Studentorë u mblodhën dhe analizuan situatën dhe përgjigjet ndaj kërkesave tona.

Si rrjedhojë dolëm në konkluzionet e mëposhtme:

1. Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

2. Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bashku me studentët dhe në media.

3. Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vend.

4. Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga diaspora.



5 Comments

  1. Po behet nje lesh arapi me studentet. Ketej thone nuk kemi asnje perfaqesi e pastaj na dalin ca sindikata. Nuk po meret vesh me se si do i vej halli.

  2. Vullneti eshte i qarte.
    Kjo menyre qeverisjeje, ky kryeminister i deshtuar dhe i korruptuar, duhet te marr fund. Perpelitjet, perpjekjet per te mashtruar, dhe shtyre sa te mundet qendrimin ne ate zyre, vetem ngjall neveri dhe provokon pa fund.
    Ju dha koha e mjaftueshme per te bere dicka per kete vend. Njerezit jane lodhur nga fasadat, showt, ngjyrat , demagogjia me lopate, dhe ne fund cdo dite e me pa shprese ne kete vend.
    Do ikesh , per turpin tend, me koken poshte, ne dore te drejtesise. Qe diten e pare, ti dhe shpura jote, jeni zhytur me koke ne vjedhje dhe grabitje.

  3. Z kryeminister 2 nga ministret i duhet bere verifikim figure. Kane probleme te theksuara me moralin dhe hajduterine.

  4. Kjo eshte edhe partia e bytheceve te qelbesirave, sepse kur shkarkohen shtate ministra, dge ky koqe prape i levdon se na paskan punuar mire,,, atehere perse i shkarkon, e i zevendeson me germa te fundit te alfabetit, poti vete ku ishe, apo ti je kapo banda, dhe banden e rrotullon si te duash. Je ti i pari, me te tere ata hajdute e fallcifikatore qe duhet te ikni, por ne deren e drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *