• |
ide | kryesore

AUDIO/ Vajza nga Tirana nxjerr në ankand virgjërinë, dëgjoni telefonatat që merr

Lapsi Leaks

Një kandidat për të blerë virgjërinë e vajzës së infiltruar nga BOOM ishte dhe një burrë i martuar nga Bulqiza, i cili ofron 3500 euro dhe thotë se ka një biznes. Ai i premton vajzës siguri dhe lidhje sekrete. Kur jemi tek siguria, burri shpjegon se vajza është më e sigurt në herën e saj të parë me një të martuar sesa beqar. Po kështu ai shpjegon se për ta ç’virgjëruar do ti duhen plot dy javë, nëse vajza nuk do të vuajë pasoja dhe të përfundojë në spital.

Vajza: Je shumë larg çmimit që kërkoj unë. Të thashë.

Kandidati: Deri ku a?

Vajza: Më fal! Ju nga jeni fillimisht?

Kandidati: Unë jam nga Tirana.

Vajza: Nga Tirana? Të thashë, deri në këto momente 4500 euro m’i kanë ofruar. Nuk ke mundësi. Nuk përmbush dot atë që unë kërkoj, më kupton?

Kandidati: Po ndoshta i bëj mundësitë, prandaj thashë.

Vajza: Si mund t’i bësh mundësitë psh? Mund të shkosh tek ajo shumë që kërkoj unë 5000 euro ?

Kandidati: Përafërsisht.

Vajza: Përafër sa?

Kandidati: Mund të shkojmë deri afër.

Vajza: Jo, jo! I dua gjërat shumë të përcaktuara.

Kandidati: Po deri te 3000-3500.

Vajza: E kupton tani se i bie që unë të hedh 1000 euro. 4500 m’i kanë dhënë. Ju jeni i martuar?

Kandidati: Po!Jam i martuar.

Vajza: Ej, o çuno se më duket se i futemi edhe në rrisk gruas tate, kupton? Ndihem keq me këto të martuarit.

Kandidati: Po dëgjo. Je më e sigurt me një të martuar sesa me ndonjë kështu. Nuk do zhgënjehesh.

Vajza: Kjo është hera e parë që unë do të shkoj me një mashkull, pse duhet të jem e qetë unë që duhet të jesh ti mashkulli i parë në jetën time?

Kandidati: Ça sigurie? Unë të jap një siguri të plotë në kryerjen e …Sa më i qetë, sa më kshu , jo direkt .

Vajza: Pjesa intime si do jetë ? Ma shpjego pak!

Kandidati: Pjesa intime do jetë shumë shumë shumë e lehtë. Nuk është problem që duhet të jetë për një ditë.

Vajza: Për sa ditë ?

Kandidati: Të paktën, të paktën mund të zgjasë mbi dy javë.

Vajza: Si, dy javë ç’virgjërohesh?

Kandidati: Me të ashtu pa pas asnjë lloj problemi.

Vajza: Ashtu ëëëë?

Kandidati: Jo si kafshë.

Vajza: Ju nga Bulqiza jeni një çikë të egër.

Kandidati: Po unë nuk jam nga ato. Ta kam thënë.

Vajza: Ok !Po ma thuaj pak, gjatë këtyre dy javëve ça do bëjmë ne psh?

Kandidati: Po thjesht puthje, ledhatime, avash -avash, jo me qenë egërsirë.

Vajza: Mua më kanë thënë që virgjëria humbet brenda ditës, prandaj po them unë, çudi si për dy javë?

Kandidati: Ej! Ajo humbet brenda ditës, por mund të përfundosh edhe në spital.

Vajza: Ça thua ti !Uauuu!

Kandidati: Kanë shku kanë përfunduar shumë nëpër spitale kështu. Unë dua që ti të mos kesh probleme.

Vajza: Uaa sa më trembe tani!/Oraneës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu