• |
ide | kryesore

Stoltenberg: E paralajmëruam Kosovën, e krijoi ushtrinë në kohën e gabuar

Lajme, Të fundit



Për median malazeze “CDM”, Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg është shprehur se i vjen keq për vendimin që mori Kuvendi i Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri, ndonëse Nato paralajmëroi dhe ngriti disa shqetësime për këtë rast.

“NATO mbështet transformimin e FSK-së brenda mandatit të tyre aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim i bërë në kohë të gabuar nuk do të rrisë më tej tensione të rajon”, është shprehur Stoltenberg.

Më tej Stoltenberg ka nënvizuar se të gjithë aktorët politik në rajon duhet të fokusohen te progresi i reformave dhe dialogut.

“Unë kam folur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj ku kam theksuar se është e rëndësishme që të ruhet qetësia dhe të injorohet çdo deklaratë ose veprim që mund të çojë në përshkallëzim. Në këtë kontekst unë mirëpres komunikim të vazhdueshëm në mes komandantin të KFOR-it, gjeneral Lorenc D’Zadari dhe kolegëve të tij në rajon”.

Stoltenberg ka shtuar se vazhdojnë të mbështesin plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës pasi është vendimtar për paqen dhe sigurinë rajonale.



2 Comments

  1. qfar nato pa amerik jeni-jani lavire putini si rama,bullgar e serb,erdogana etj.as lesh negjmije ju nuk tjerrni pa ameriken por vetem mut stalini su thaqi e edvini.me falni dhe lesh sorrosi.

  2. BUSHAT JU JENI ME AFER POR ME SA KUPTOJ RAMA THACI VUCICI DHE NDONJE TJETER LIDER I BALLKANINI KANE DY QELLIME TE MBAJNE PUSHTETIN ME CDO LLOJE MENYRE DUKE KERCENUAR EOROPEN DHE AMERIKEN ME LUFTE NE BALLKAN . DHE E DYTA PA E KUPTUAR KETA DASHJE PA DASHJE PO E FUSIN BALLKANIN NE LUFTE DO U DALE JASHT KONTROLLIT SITUATA PER MBROJTJEN E PUSHTETIT DHE SHPERTHEN LUFTA BALLKANIKE PASTAJ PA DESHIREN E TURE KJO GJELLE ESHTE GATUAR NGA RAMA SE SI DO QE TE JETE NUK HUMB ASNJE NJERI TE VETIN NGA GJAKU I TIJ SEPSE MENDON SE LARGOHET NGA SHQIPERIA DHE NUK ESHTE SE ESHTE SHQIPTAR ME ORIGJIN 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *