• |
ide | kryesore

Shefi i NATO-s i kërkon Serbisë të largojë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën dukshëm më 24 shtator kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë të Zviceranit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Tre sulmues serbë u vranë në luftimet që pasuan.

Pak kohë pas sulmit, Serbia i dërgoi forcat e saj në afërsi të kufirit kosovar, para se t’i tërhiqte pas reagimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Të dy palët duhet t’i ulin tensionet dhe të vetëpërmbahen nga veprimet përshkallëzuese”, tha Stoltenberg në një konferencë për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën paradite.

Përgjegjësinë për sulmit e 24 shtatorit e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Serbia ka zhvendosur trupat e saj pranë kufirit me Kosovën disa herë edhe në të kaluarën.

“Grumbullimi i forcave të Ushtrisë Serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg mbërriti në Beograd pas një vizite që pati të hënën në Prishtinë, ku theksoi se aleanca ushtarake po e shqyrton mundësinë nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, pas shpërthimit të dhunës në shtator.

NATO-ja i ka shtuar 1.000 trupa në misionin e saj paqeruajtës – KFOR – pas dhunës së shtatorit, që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës.

Ngjashëm si në Prishtinë, edhe në Beograd, Stoltenberg e përsëriti se përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit – për të cilin Kosova e fajëson Serbinë e cila i mohon akuzat – duhet të sillen para drejtësisë./REL



3 Comments

  1. PADREJTESIT PO KUFIZOHEN NGA CDO KENDVESHTRIMI ,MBETET NE TRYEZEN E ARSYES PER VLERSIM VETEM HAKU ,SI VULA ZGJILLJEVE thotë:

    LOJA INTERESIT DHE KONKURENCA INTERESIT PO NA SHTYN GJITHVE DREJT PERMBYSJES INTERESIT ,INTERES PER TE GJITH NE PERGJITHESI ESHTE KYER INTERESI NE VECANTI SIGURIJA TIJE QARTESIJA TIJE GJALLERIJA TIJE ZGJILLJA TIJE SHPRESA PAQA DHE SHPETIMI TIJE TE PRANOHET NATYRALITETI HYJNORE PER TE GJITH SIC DUAM PER VETEN TONE DUAM LIRIT TE DREJTA QE ZOTI NA DHA DHE SPRANOJM PAdrejtesi te na behet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *