• |
ide | kryesore

“Nuk do mbrojmë nga Rusia anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë”/ Trump acaron Perëndimin

Arkiva, Lajme, Të fundit
nato



Zyrtarë të lartë të Perëndimit e kanë kritikuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, të dielën, pasi ai ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të mos i mbrojnë aleatët e NATO-s, që nuk janë duke shpenzuar mjaftueshëm para në mbrojtje, nga një pushtim potencial prej Rusisë.

“Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin, dëmton sigurinë e të gjithëve, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i rrezikon ushtarët amerikanë dhe ata evropianë”, – ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një deklarate me shkrim. “Çdo sulm ndaj NATO-s do të rezultojë me një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme”, – ka shtuar ai.

Trump ka gjasa të fitojë nominimin e republikanëve në garën presidenciale, që do të mbahet në nëntor të këtij viti. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ka reaguar, po njëlloj.

“Motoja e NATO-s është ‘një për të gjithë, të gjithë për një’, dhe ky është përkushtim konkret. Minimi i kredibilitetit të shteteve aleate nënkupton dobësim të gjithë NATO-s. Asnjë lloj i fushatës nuk është arsyetim për të luajtur me sigurinë e aleancës”, – ka shkruar ai në X, platformë e njohur më parë si Twitter. 

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka postuar një mesazh “Një për të gjithë, të gjithë për një’ me thirrjet “Së bashku më të fortë”, gjithashtu, në X, pas komenteve të Trumpit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se “deklaratat për sigurinë e NATO-s dhe Aktin 5, u shërbejnë vetëm interesave të [presidentit rus, Vladimir] Putin”. Artikulli 5 i traktatit të NATO-s përcakton se një sulm i armatosur kundër një anëtari të aleancës konsiderohet sulm kundër të gjitha vendeve dhe nxit mbrojtje të përbashkët.

Trump, duke e rikujtuar një takim me liderë të NATO-s, gjatë një marshi politik në Karolinën e Jugut, e ka cituar presidentin e një “shteti të madh”, që nuk ia ka përmendur emrin, duke e pyetur atë, “Zotëri, nëse ne nuk paguajmë, dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni? I kam thënë: ‘Nuk keni paguar? Jeni delikuent?’ Ai ka thënë: ‘Po, kështu ka ndodhur’. Jo, nuk do t’ju mbroj juve. Në fakt do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguani”.

“Ne e kemi dëgjuar këtë më parë… asgjë e re”, ka thënë Komisionari i Bashkimit Evropian për Treg të Brendshëm, Thierry Breton, në një intervistë për televizionin francez LCI. “Ai ndoshta ka probleme me kujtesën, mirëpo në fakt ka qenë një presidente, jo një shtet, por Bashkimi Evropian”, – ka thënë Breton, duke iu referuar një bisede që ka pasur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me Trumpin, më 2020.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se “inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur – e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”. 

Të 31 vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar që të ndajnë të paktën 2% të Bruto Prodhimit të Brendshëm në fushën e mbrojtjes, mirëpo të dhënat e NATO-s kanë treguar e vetëm 11 prej tyre janë duke vepruar ashtu. /REL



17 Comments

  1. Ky idioti. Kerkon te hedh posht 84 vjet mundim te amerikes.
    Dmth. Gjith presidentet e amerikes. Nga viti 1939 deri me sot. Paskan grir sallat kot.
    Del ky i “zgjuari”, dhe ben sikur di gjithcka. Dhe ka nje plan 🤔🤔.
    Nuk e kuptoj se ku do te dali.
    Po vetem ceshtje lekesh nuk eshte.
    Po fundja nuk duhet mare shume seriozisht. Se nuk e zgjedh askush.
    Vetem deklarata per te terhequr vëmendjen ben.

    Un jam ketu.
    Un egzistoj
    Un
    Un

    1. Si mund te zgjidhet president nje.. Perdhunues me vendim gjykate.
      Si do dal perdhunuesi. E do mbroj ndonje ligj. Per lirin e grave!!
      Do dal e do takoj grat… Mire se erdhe. Z. Predhunues.

      Zero. Shanse per president.

      1. A ka qenë apo jo ish presidenti Trump një “përdhunues”, këtë do ta vendosë drejtësia, por në këtë shkrim bëhet fjalë për diçka tjetër.
        Pretendimi i Z.Trump ka qenë dhe është , se nuk mundet që kontributet buxhetore për NATO, të rëndojnë vetëm për shtetasit e SHBA.
        NATO është krijuar me një marëveshje të përbashkët të gjithë antarëve, që sejcili shtet antar të kontribojë për te me 2% të të ardhurave kombëtare.
        Pikërisht këtë marëveshje kërkon ai që të zbatohet me korrektësi nga të gjitha shtetet antare të NATO.
        Përse SHBA duhet të paguaj 5% të buxhetit kombëtar e disa shtete të Europës të paguajnë më pak se edhe 1%.
        2% është një kontribut proporcional.
        Nëse Shqipëria p.sh. ka një buxhet të ardhurash kombëtare prej një miliard euro, do rë paguaj për NATO vetëm 2%, kurse SHBA që mund të ketë 100 miliardë dollarë të ardhura nacionale, duhet të paguajë edhe ajo 2%.
        Hesapi është i thjeshtë.
        Me 2% SHBA paguan njëqind herë me shumë se Shqipëria.
        Që z. Trump lufton për të mbrojtur të drejtat e taksapaguesve amerikanë, nuk paska të drejtë ?

  2. POLITIK SNAJPERISTESH ,POR VETASGJESUESE BRENDA LLOJIT KESHTU ESHTE KRIJUAR TE JET PERFUNDIMI TE PADREJTEVE KUR MUNDESIT SJU PERMBUSHIN QELLIMIN thotë:

    ME E DOBISHMJA PER TE GJITH ESHTE TE CARMATOSEMI NGA ANTIVLERAT DHE ARMATOSEMI ME VLERA KESHTU DO TI KUPTONIM ME MIR DOMOSDOSHMERIT JUSTIFIKONIM PERGJEGJSIT DHE UNIFIKONIM BURIMET E ZGJILLJEVE PLOT QARTESI GJALLERI SIGURI PAQE SHPRES CFAR MUND TE THEMI PER PADREJTESIN TREGUESIT E FAKTEVE TE ZHVILLIMIT REZULTON TE JET SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET,VETSHKATRRIM POR KURR NJERZIMI NUK ESHTE PA MUNDESI PER GJITHCKA KA NEVOJ HAKU PER GJITHCKA CELSI SUKSESIT

  3. Ju qifsha propaganden o Lapsi i karit, jeni bo qesharak komplet me keto karlliqe qe postoni. Trumpit i hani karin ju dhe tutoret tuaj, nuk e ndaloni dot drejt fitores ne nentor o kurva. Njerezit e kane kuptuat kush eshte trumpi e kush jane tutoret tuaj

    1. Trapi mer vota vetem ne fshatra.
      Pra te ajka e budallenjve.
      Si shjegohet, qe ne shtetet me nivel te lart intelektual. Iken per lesh me difernc te lart.
      Te shikosh njerzit qe ndiekin trapin. Duken qe ne surrat qe kan probleme te theksuara mendore.

    1. Sido qoftë kjo deklaratë është inkurajuese për Rusinë dhe e rrezikshme.
      Por kam mendimin që e thotë për propagandë dhe se praktikisht e e parealizueshme.
      Dhe sikur të vendosi personalisht dhoma e përfaqësuesve dhe senati e hedhin poshtë.

      1. Përkundrazi , kjom kërkesë e Trump është tmer për Rusinë.
        Nëse të gjitha shtetet antare të NATO do të paguanin “njëlloj” me 2% të të ardhurave kombëtare në buxhetin e mbrojtjes, buxheti i NATO-s do të dhjetëfishohej

  4. Nese nuk paguani nuk ju mbroj. Bukur, sakte dhe qarte. Qofte ke daja nuk ka mo.

    Ne 20 janar 2025 ky zoteria do te betohet si presidenti i 47 i shteteve te bashkuara dhe do te ulet ne zyren ovale pas nje fitoreje qe presupozohet te jete me plebishit sipas cdo sondazhi qe po kryhet Harta e Shba do te ngjyroset e kuqe e gjitha aq sa dhe xhimi karter mund te vdesi i qete sepse nuk do konsiderohet me presidenti me i dobet i koheve moderne pasi biden do ti rrembeje vendin….
    …Po thoja qe vendet e natos duhet te behen gati te paguajne kuotat ashtu sic ju takon. Nese eshte nje organizate me te drejta te barabarta edhe detyrimet apo… pagesat duhet te jene te ndershme. Jam 100% dakort me trump per kete.
    E dyta! rreziku me i madh i botes ne vitet qe vijne (nese merr presidencen) do konsiderohej Joe Biden. Nje individ me demence te tejshkuar, qe po drejton aktualisht boten e sterlodhur nga luftrat… Dmth boten po e drejtojne klane oligarkie boterore tip soros&co nderkohe qe ky eshte fasada qe i duhet per ta drejtuar ta ameriken e si rrjedhoje boten… Imagjinoni qe ca bataku ka rene amerika dhe bota sot qe nje plak me nje kembe ne dhe, e qe sben dot shurren, ben gardjanin e botes WTF

  5. Ky Sorros eshte shume i rrezikshem.
    Ka ushtri te madhe. Fuqi nukleare. Dhe mendje sadisti.
    Dreqi vet eshte. Prandaj duhet te mbrohemi prej tij. Se do rrenoj boten.
    Por joooo ka shpres.
    Zoti eshte i madh. Dhe na ka derguar ne toke shpetimtarin.
    Ai eshte i zgjuar guximtar i vendosur trim, sy pa trembur, i shkathet, i mpreht, i qet, i dashur me njerzit, sidomos me grat.
    S është nevoja tua them emrin se ju ja dini tashme.
    Po ai do jet presidentit te ri.

    Eshte ai qe do rrezoj kete kalbesir 200 e kusur vjecare. Dhe do bej nje amerik te re. Dhe te madhe.
    Pra nga te vogel qe ka qen keto 100 vjetet e fundit. Ky do ta bej te madhe.
    Do shpetoj amerika, do dal ne drit. Se per 100 vjet eshte mare neper kembe nga kombe te tjera.
    E po boll. Nuk ka me. Erdhi dita.
    Po vjen. Po vjen era 💩💩💩

  6. Po pse kan frik nga fjalët e Trump , europa ësht e varur nga gazi rus . Gjermania e Merkelit bëri të pamundurën dhe sot varet 75 perqind nga gazi rus , duke mos marr gaz të lëngshëm aleat amerikan ! Nuk paguan as kuotat ndaj Natos ! Pse duhet të paguaj dhe ti mbroj Amerika , kur tregëtin e bëjn me Kinën dhe me Rusin ! Të mbrohen vet , që i kan katandisur ushtrinë zhgarravina ! Që kan hequr gjith mbrojtjen raketore në gjith kufirin e europës me Rusin , se ashtu deshi Obama keniani !

  7. I pa emër 06:43.
    Shumë dakort. Europa duhet të shkundet sepse nuk ishte në gjendje o nuk deshte që Rusia pavarësisht që doli pas 90 e telendisur, synimet e saj gjithmonë ka qenë të jetë superfuqi e se keqes e qëllimi i saj është të rimarrë gjithë vëndet e lindjes.
    Diçka po lëviz dhe kjo deklaratë e Trump është në këtë kuadër të nxitjes për shkëputje të saj nga varësia Ruse.
    Veçanërisht i drejtohet Gjermanisë, Hungarisë dhe për Sllovakinë që kryeministri aktual është filorus. Por në fakt e ndryshoi pak opinionin dhe se e mbështet Ukrainën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *