• |
ide | kryesore

Sekreti i Rabiot: pas prezencës konstante të së ëmës Veronique fshihet një dramë familjare…

Sport



Në një analizë sipërfaqësore, për të përshkruar Adrien Rabiot, do të mjaftonte përcaktimi: “djalë mami”. Në fund të fundit, zonja Veronique është gjithnjë prezente, fizikisht dhe jo, kur flitet për të birin. Mjafton të kujtosh zënkën e treguar nga Walter Sabatini kur ishte duke e marrë mesfushorin tek Roma. Por edhe tek PSG nuk është se e ëma e francezit shihet me sy të mirë: përplasjet e saj me Antero Henrique, Drejtorin Sportiv të parisinevë, janë bërë legjendë. Një gjë është e sigurtë: kushdo dëshiron të marrë Rabiot në skuadër me parametër zero, do të bëjë mirë të mos armiqësohet me Madame Veronique. Vetëm se historia nuk është kaq e thjeshtë sa duket…

Prezenca kostante, gati obsesive, e të ëmës së Rabiot ka prejardhje të largët dhe shumë të trishtë. Ashtu si tregon Mundo Deportivo, ai që dashuroi Adrienin e vogël me topin ishte i ati Michel. Por në 2007, kur futbollisti i ardhshëm ishte 12 vjec, i ati i Rabiot u godit nga një iktus që e paralizoi plotësisht. Tani ai dhe i biri komunikojnë vetëm me shikime e me lëvizjen e qepallave. E Veronique është shumë e kujdesshme që sytë e Adrien të jenë të mbushur me lumturi. Për këtë nuk lejon që shoqëritë të vendosin për mesfushorin. Një sjellje që sigurisht i ka krijuar në vite shumë armiq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *