• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Buffon: “Kur luajta kundër djalit të Chiesa mendova të largohem”

Sport



Gianluigi Buffon nuk e ka fiksuar ende datën e tërheqjes së tij nga futbolli, por ka treguar herën e parë që e ka menduar dhe ka ndodhur dy vjet më parë, në gushtin e 2016 gjatë Juventus-Fiorentina: “Kur luajta përballë Federico Chiesa mendova se duhet të tërhiqesha, ishte hera e parë që luaja kundër djalit të një shoku: në fillim isha pak i corientuar e mendova se kishte ardhur koha” ka thënë portieri, që në 28 janar do të mbushë 41 vjec.

Nuk është rasti i vetëm në të cilën Buffon është gjendur përballë sfidës me djalin e një shoku, në Ligue 1 kishte kundërshtar Khephren Thuram: “Ishte në pankinë kur luajtëm me Monaco, është dicka shumë e bukur sepse në fund të fundit takova fëmijët e shokëve që i kam patur për zemër. Vecantia kur luan me këta djem është një dhuratë e jetës” thotë ish-juventini për Eurosport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *