• |
ide | kryesore

Higuain tek Chelsea, por në Londër kanë motiv të dëshpërohen: ikën Hazard…

Sport



Chelsea vazhdon të jetë aktiv në merkato, duke ndjerë se dicka mund të ndryshojë në fizionominë e skuadrës, duke filluar nga dritarja e merkatos. Maurizio Sarri përgatitet të përqafojë sulmuesin e tij të preferuar, Gonzalo Higuain, por rrezikon të privohet nga ylli i skuadrës Eden Hazard.

Nëse Pipita është drejt hyrjes në Londër (flitet se vizitat mjekësore janë caktuar të premten), belgumund të largohet po aq shpejt nga Stamford Bridge, për tu transferuar në Bernabeu. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka vendosur të bëjë goditjen finale, për të marrë lojtarin e Blueve që, shkon në skandencë kontrate në 2020 e deri tani ka refuzuar të gjitha propozimet e rinovimit. Një lidhje akoma për 18 muaj me klubin londinez, që sigurisht do të ulë koston e kartonit të belgut, që në këtë mënyrë nuk do të ishte i paarritshëm.

E përditshmja madrilene As ka bërë të ditur se Chelsea kishte llogaritur cmimin për fazën finale të bisedimeve, duke përcaktuar 112 milionë euro të nevojshme për të mbyllur operacionin: ndërsa tani po nga Madrid, vijnë fjalët se Real është gati të shpenzojë 100 milionë euro menjëherë. Një distancë, ajo mes ofertës e kërkesës, krejtësisht e arritshme. Kështu që…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *