• |
ide | kryesore

Kërkesat e çmendura të Pep Guardiola: nuk ka më trajtime bukurie për Manchester City

Sport



Manchester City nuk është se ka bërë keq këtë sezon: 17 fitore në 22 ndeshje, por problemi është se këtë vit Guardiola ka gjetur kundërshtar një Liverpool gati të pathyeshëm. Ato pak ndeshje që Citizens nuk kanë fituar kanë qenë mrekulli e portierëve ose fat i keq. por tani, ish-tekniku i Barcelonës kërkon ti japë të tijve një shtysë më shumë për ta fituar kampionatin, duke qenë të shëmtuar e të këqinj.

Të shëmtuar, një fjalë goje, por mund të bëhet. Sipas asaj që zbulon The Sun, tekniku katalanas i ka kërkuar lojtarëve të heqin dorë nga trajtimet e bukurisë. “Mjaft humbni kohë me flokët, apo të bëni këtë apo atë”, duke imituar lyerjen me krem. “I gjithë impenjimi juaj duhet të jetë në fushë”. Kështu që ska më xhel për flokët, trajtimeve hidratuese për fytyrën e pasrrojës; gjithcka duhet të bëjnë lojtarët e City tani është të përqendrohen në punë.

Përvec heqjes dorë nga sekretet e bukurisë, lojtarët duhet të rrinë edhe larg veseve: Sergio Agüero duhet të përpiqet të mos bëjë bast tjetër me të vëllain (një prej tyre e bëri ti lyejë flokët argjent), Benjamin Mendy duhet të vazhdojë periudhën e dënimit larg rrjeteve sociale, për të cilat është kritikuar edhe më parë. E nëse, për shembull, dietat e hekurta pas shumë sakrificash, mund të japin rezultate në termat e humbjes së peshës, kushedi nëse heqja dorë nga këto gjëra të vogla, në fund të vitit, nuk mund të dorëzojnë ndonjë trofe tek djemtë e Pep.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *