• |
ide | kryesore

Haradinaj: Populli shqiptar nuk jep nga toka dhe e drejta e tij

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, në kuadër të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës ka marrë pjesë në homazhe tek shtatorja e atdhetarit Haxhi Zeka. Ndërkohë sot, ai ka dhënë dhe një mesazh për shqiptarët.

Në një postim të tijin në rrjetet sociale, Haradinaj është shprehur se shqiptarët nuk japin asnjëherë nga toka dhe e drejta e tyre, ndonëse dinë te jenë mik për mikun dhe të respektojnë armikun.

POSTIMI I PLOTË:

Nderim te shtatorja dhe kulla e atdhetarit, luftëtarit dhe udhëheqësit të shquar të Lëvizjes Kombëtare, Haxhi Zeka, në shënim të 120-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Pejës, e cila definoi të drejtën shqiptare.

Besëlidhja, si nyjë unike kombëtare, pati jehonë të madhe në unifikimin dhe mbajti gjallë idenë e lirisë së shqiptarëve. Rruga jonë ishte e gjatë dhe e vështirë, por falë përpjekjeve të pararendësve tanë, sot jemi afër realizimit të plotë të idealit të tyre.
Populli shqiptar është mik për mikun dhe di ta respektojë edhe armikun, por asnjëherë më nuk jep nga toka dhe e drejta e tij.



2 Comments

  1. populli shqiptar eshte vari karin koke e kembe. duket qe nga brezi i ri po mesohen ti kene gjerat gati si puna e partive tona te gjitha pa perjashtim. dava spiunash dhe dallaveraxhishe. rrini shkruni artikuj se ju brezi i vjeter e siguruat jeten. ate nonen ne pidh gjithe kti populli varikars

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *