• |
ide | kryesore

Fleckenstein-Bushatit: Rrugët tona do të kryqëzohen herët ose vonë, po pres këtë moment

Lajme, Të fundit



Figura të njohura në politikën ndërkombëtare kanë komentuar largimin e Ditmir Bushatit nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka falenderuar ish-ministrin për punën e tij dhe shprehet se rrugët e tyre do të kryqëzohen sërish një ditë.

“Faleminderit për bashkëpunimin shumë të mirë! Unë shpresoj se ne do të takohemi sërish. Herët a vonë rrugët tona do të kryqëzohen prapë. Dhe unë po pres për këtë moment”, shkruan Fleckenstein.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom i ka kushtuar gjithashtu një dedikim ish-ministrit.

“Faleminderit Ditmir për punën tuaj, bashkëpunimin e mirë dhe miqësinë! Gjithë të mirat në të ardhmen. Margot Wallstrom”, shkruan ajo.

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, e ka quajtur Bushatin një lider të guximshëm politik dhe një europian të angazhuar.

“Një lider politik i guximshëm, një mik i mirë dhe një europian i angazhuar. Shumë faleminderit i dashur Ditmir Bushati! Do të na mungosh”, shkruan Roth.



7 Comments

  1. Pac tan faqen e zeze o flekenlesh. Me bursen e sorrosit dhe me bekimin e salikatovicarit, kjo banane e prishur eshte ku eshte sot

  2. Kandidati potencial per kryeminister,post rama,fjalet e mira dhe me mesazh te forte bashkepunimi qe vine nga Europa.sa per brazilin me trute e saliut ti po shkon ne pidh te semes,o rrote kari,qe gjithe diten ushqehesh nga nevojtorja publike sali

  3. E shikon si te hedhin ne plehra,as qe can bythen njeri per ty Bushat,puno si kale dhe pastaj fshijne duart me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *