• |
ide | kryesore

Yjet shqiptarë që hoqën dorë nga alkoli

Paparazzi, Slider



Pavarësisht se mund të shohim foto të të famshmëve duke festuar me ndonjë gotë shampanjë në dorë nëpër evente apo festa, e vërteta është që shumë prej tyre kanë një marrëdhënie të komplikuar me alkoolin.

Disa prej tyre përmbahen për shkak të problemeve me shëndetin, ndërsa të tjerët kanë zgjedhur që të heqin dorë prej alkoolit për mirëqenien e tyre dhe disa thjesht nuk janë më fans të shijes së tij.

Pavarësisht arsyes, ata nuk janë vetëm, pasi shumë të famshëm shqiptarë kanë zgjedhur që mos të pinë më alkool.

Deklarata e aktores hollivudiane, Anne Hathaway, bëri shumë bujë pak ditë më parë. Ajo tha se nuk do të pi më asnjë gotë në 18 vitet e ardhshme, për djalin e saj.

“Sepse nuk më pëlqen mënyra sesi ndikon alkooli dhe djali është në një moshë kur ka nevojë për muaj gjatë gjithë kohës”, u shpreh Anne.

Dhe ndërsa deklarata e saj mund të frymëzojë shumë njerëz të tjerë, të famshëm ose jo, më poshtë keni listën e atyre që tashmë e kanë marrë këtë vendim.

Lori Hoxha

Në nëtor të vitit të kaluar fashionistja shqiptare bëri deklaratën e papritur. Lori Hoxha tha se kishte 4 muaj pa pirë alkool dhe kishte vendosur të pastronte trupin e saj. Nuk e dimë sesa do ta mbajë këtë premtim!

Albano Bogdo

Në një intervistë për “Klan”, aktori ka pranuar se vite më parë ka qenë i varur nga alkooli, por falë vendosmërisë arriti të hiqte dorë. Albano tregoi në 2018-n se, prej katër vitesh nuk ka vënë alkool në buzë dhe se nuk është tunduar asnjëherë.

“Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë u bënë tapë dhe unë piva vetëm sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë. Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pinë alkool me shpifet”, tha aktori.

Majk

Gjatë një interviste në 2017-n reperi u pyet nëse konsumon alkool para performancave të tij. Dhe mund të themi se përgjigja e Majk na habiti të gjithëve!

“Nuk pi as gjatë orarit as pas orarit, alkool e cigare nuk pi fare, njerëzit e mi e dinë që zakonisht nëpër koncerte pi vetëm ujë pa gaz”, ka thënë ai.

Çiljeta Xhilaga

Pavarësisht se profesioni i saj lidhet me frekuentimin e klubeve të natës, Çiljeta është shprehur se gjithmonë porosit pije pa alkool.

“Edhe kur shkoj në klub, ato pak herë që dal apo në koncerte të ndryshme ku jam e ftuar, pi koktej joalkoolik”, ka thënë ajo.

Rudina Dembacaj

Aktorja e humorit ka hequr dorë nga alkooli për shkak të peshës së saj trupore. Rudina ka treguar në një intrevistë kohë më parë historinë e saj të veçantë të dobësimit, kur ishte studente. Ajo më parë jetonte në Shkodër dhe siç tregoi, kishte një traditë bashkë me xhaxhain, që pinin bashkë raki. Alkooli siç dihet është një ndër shkaktarët e mbipeshës, ndaj Rudina vendosi ta eliminonte.

Aleksandër Gjoka

I ftuar në emisionin “Rudina” vitin e kaluar, Aleksandër Gjoka rrëfeu se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli dhe po kujdeset për shëndetin e tij.

“Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobotë. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë”, tha Aleksandër Gjoka.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *