• |
ide | kryesore

Meaculpa/ Arbitri i Psg-Rennes pranon gafën e dyfishtë: “Duhej karton i kuq për Niang”

Sport



Karim Abed, arbitri i ndeshjes Psg-Rennes të së dielës në darkë ka pranuar gabimin e bërë gjatë 90 minutave të sfidës, ku mungon një karton i kuq për M’Baye Niang, për një ndërhyrje të keqe kundër Thilo Kehrer. “Kam bërë dy gabime, para se gjithash se i dhashë vetëm karton të verdhë, pastaj të dytin gjatë kohës kur shihja imazhet, sepse nuk pata kthjelltësinë për ta nxjerrë me të kuqe – ka shpjeguar arbitri për agjensinë e lajmeve Afp – Për fat Kehrer nuk u dëmtua”.

Episodi i inkriminuar në të 33′ e pjesës së parë, 5′ pas barazimit të Rennes sigluar pikërisht nga Niang. Ish-sulmuesi i Milan, Torino e Genoa bën një ndërhyrje shumë të egër mbi kaviljen e mbrojtësit të ri gjerman. Arbitri e ndëshkon me të verdhë (gabimi i parë), pastaj thërritet nga Var të shohë imazhet. Arbitri francez kryen gafën e dytë, duke mos e ndryshuar vendimin e tij. Një gabim i rëndë, por në fund i pandikueshëm mbi rezultatin, duke qenë se parisienët në fund fituan 4-1.

Në përfundim të ndeshjes, Niang ka kërkuar ndjesë në Tëitter. “Një ndërhyrje që më doli keq! Asnjë qëllim për të të dëmtuar, i lumtur që nuk u vrave!!! Thilo Kehrer të uroj një finale të bukur të kampionatit, ende ndihem keq!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *