• |
ide | kryesore

Dy shqiptarë arrestohen me bizhuteri të vjedhura dhe rreth 10.000 euro

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali ditën e sotme. Ata janë akuzuar për veprat penale të vjedhjes dhe grabitjes.

Mediat italiane kanë raportuar se janë prangosur dy shqiptarë të moshave 23 dhe 27 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara, autoritetet e Forlit i gjetën shqiptarëve disa bizhuteri të vjedhura si dhe një shumë parash prej 10 mijë eurosh, të cilat i mbanin në shtëpinë ku jetonin.

Kontrollet e mëvonshme zbuluan se njëri nga dy shqiptarët kishte dhe dy fletë arresti ndërkombëtare për veprat penale “tentativë për vrasje” dhe e dyta për “ Prodhim armësh luftarake”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *