• |
ide | kryesore

Albin Kurti e Isa Mustafa, platformë të përbashkët për negociatat me Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, dhe ai i VV’së, Albin Kurti, kanë zhvilluar sot një takim. Pas këtij takimi ata kanë dalë me një platformë të përbashkët për negociatat e Kosovës me Serbinë. Ata kanë thënë se institucioni që duhet të përcaktojë temat e bisedimit në dialog, është Kuvendi i Kosovës, e jo presidenti Thaçi. Po ashtu, ata kanë theksuar se thirrja e një konference ndërkombëtare nga kryeministri Haradinaj, është e panevojshme

Në komunikatën e tyre të përbashkët, LDK e VV kanë shtuar se dialogu duhet të udhëhiqet nga një qeveri e cila ka legjitimitet politik dhe e përfaqëson shumicën parlamentare.

Ata kanë kritikuar Thaçin, duke thënë se ai nuk po sillet në harmoni me Kushtetutën, pasi po i shkel parimet kushtetuese, duke negocuar kështu territorin e Kosovës.

Këto dy parti, kanë drejtuar po ashtu kritika edhe ndaj kryeministrit Haradinaj, duke thënë se thirrja për një konferencë ndërkombëtare do të jetë e panevojshme dhe e papranueshme. Sipas tyre, kjo do të hapte rrugë për ndërhyrje të Rusisë dhe Kinës në një process të pavarësimit të Kosovës, i cili është përmbyllur në vitin 2018.

Kjo është komunikata e plotë e LDK’së dhe VV’së:



4 Comments

  1. Ej, ju te kesaj gazete,
    kujt i intereson se kush eshte Albin Kurti e Isa Mustafa dhe cfare roli luajne ate ne problemet aktuale qe ka Shqiperia!!!???
    Mos kerkoni percarjen dhe shperberjen kombit!?
    Mos valle beni punen e Putinit dhe Beogradit!?
    Ju mendoni se gjithe shqiptaret jane ne nivelin e tifozeve tuaj idiote, ari dhe Stalini!?

  2. O Albin nuk po te ze bytha vend.Shkoni ne Kosove , e atje punoni e perpiquni.Nuk je me i mire se te tjeret, si Batoni je dhe ti.Te gjithe per karrige po shqyheni.

  3. O Albin nuk po te ze bytha vend.Shkoni ne Kosove , e atje punoni e perpiquni.Nuk je me i mire se te tjeret, si Batoni je dhe ti.Te gjithe per karrige po shqyheni.

  4. Forca VV,
    Forca AlbinKurti, forca Isa Mustafa!
    Eshte momenti ta beni ate qe duhet me kurajo e vetmohim,
    te hyni ne histori si Rilindes te vertete,
    Forca, na prifte e mbara,
    J, u pacim me nder!, Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *