• |
ide | kryesore

Telashe pa fund: Neuer rrezikon të mbyllë sezonin, dridhet Bayern

Sport



Nuk ka paqe për Manuel Neuer: sezoni i portierit gjerman është në rrezik. Pas problemeve në këmbë që e kanë detyruar të ndalojë gjatë vitin e kaluar, për portierin e Bayern Mynih është dëmtimi në gishtin e madh që i rrezikon sezonin. Ligamentet e gishtit po i krijojnë probleme Neuer e, nëse konfirmohen të thyera pas analizave të para, periudha e ndalimit do të jetë jo më pak se tre muaj, në rastin më të mirë vetëm ndonjë javë terapi, e mungesë kundër Liverpool.

Portieri ka një patalogji që lidhet me lesionin e ligamentit kolateral të nyjes së gishtit të madh, që quhet “Gishti i skiatorit” sepse zakonisht I ndodh atyre. Bayern Mynih nuk ka komentuar ende zyrtarisht gjendjen e portierit, por preokupimi është i madh. Neuer do ti nënshtrohet testeve të mëtejshme për të vlerësuar situatën e ligameneve të gishtit, por situata nuk është aspak premtuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *