• |
ide | kryesore

Lazio, dëshpërimi i Lotito jr: “Bayern kundërshtari më i keq për ne”

Sport
Lotito Jr



“Kundërshtari më i keq që mund të na kishte ndodhur”. Ka hidhërim te Lazio pas shortit të 1/8 të Champions League, me bardhekaltrit që u shortuan kundër Bayern Munich. E manifestoi përpara mikrofonëve të Mediaset, Enrico Lotito, menaxher dhe djali i pronarit Claudio: “Gjermanët janë një kundërshtar i vështirë, por ne e dimë që Champions League është e vështirë – shtoi Lotito Jr -. Ne do të luftojmë deri në fund për të thonë fjalën tonë”.

Të dytët në grupin e përbërë nga Atletico Madrid, Feyenoord dhe Celtic, romanët do të përballen me bavarezët e Tuchel, aktualisht të dytët në Bundesligë, katër pikë prapa Leverkusen të vendit të parë: “Ata janë ekspertë në këtë kompeticion. Shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë si mirë siç kemi bërë deri më tani – shtoi Lotito Jr-. Në kampionat nuk shkoi aq mirë këtë vit, por tani kemi mundësinë të ngjitemi në tabelë. Megjithatë, kundër Bayern Munich, ne do ta provojmë”.

REAGIMET E NEUER E MULLER

Një skuadër italiane është gjithmonë taktikisht e vështirë për t’u përballur – komentoi portieri i Bayern Munich Manuel Neuer -. Edhe pse tashmë kemi pasur disa precedentë pozitivë kundër Lazios. Ne do të arrijmë në këtë sfidë me parashikimet në favorin tonë, por nuk mund ta nënvlerësojmë impenjimin. Kam kujtime të mira nga stadiumi Olimpico dhe tifozët italianë janë gjithmonë shumë të zhurmshëm, por ne do të përpiqemi të fitojmë të dyja ndeshjet”.

Thomas Muller është gjithashtu i lumtur për t’u rikthyer në Romë: “Lazio është një ekip shumë interesant dhe unë jam i kënaqur me këtë short. Ne do të luajmë në Olimpico që ka qenë skena e betejave të vjetra. Mezi pres të ndjekim objektivin tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *