• |
ide | kryesore

Pas 5 vitesh hatërmbetje, Mc Kresha i shkon në emision Libertës

Paparazzi, Slider



Mc Kresha kishte 5 vite që nuk merrte pjesë në emisionin shumë të ndjekur ‘Prive’.

Arsyeja ishte hatërmbetja me moderatoren e këtij programi Liberta

“Unë në “Prive” mund të shkoj shumë lehtë. Duhet vetëm një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq,”- Tha Kresha i ftuar para disa kohësh në emisionin “NIN”, pa zbuluar arsyen e konfliktit. Por tashmë ngajrjet kanë marrë tjetër rrjedhë këngëtari pranoi të shkoj në studio dhe të intervistohet nga Liberta.

Në hyrje të emisionit Liberta u shpreh:

‘ Mbrëmjen e sotme nuk kemi si të mos e nisim tjetër përveçse me një personazh shumë interesant, me një artist shumë të dashur, të cilin e mbani mend kur ishte me flokë të shkurtra, sepse tani me flokë të gjata nuk i ka rënë rasti të jetë në emisionin tonë. Kemi pasur disa keqkuptime të vogla prej më shumë se 5 vitesh, të cilat tani i kemi rregulluar’.

Ndërkohë që  Mc Kresha u shpreh:’ Ka rëndësi që jemi prapë, e lëmë të kaluarën pas. E kaluara me kujtime, e ardhmja me shumë plane’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *