• |
ide | kryesore

Mc Kresha tregon për largimin nga muzika

Paparazzi, Slider



MC Kresha ka realizuar një lidhje me “E Diell”, ku ka folur jo pak për raportin e tij me karreirën në një kohë kur pritet të bëhet baba. Fillimisht, Fjoralba Ponari dhe Ervin Kurti e kanë ngacmuar reperin se çfarë këshillash i ka dhënë Festimi (Lyrical Son) lidhur me prindërimin, si baba i dy vajzava. “Festimi është një baba i shkëlqyer, një prind realisht i përkushtuar ndaj vajzave të tij”, është shprehur MC Kresha, ndërsa thekson se është gjithmonë në pritje të shumë këshillave nga kolegu lidhur me këtë pjesë.

Megjithatë, Kresha disa kohë më parë ka deklaruar se në momentin kur do të krijonte familje, do të tërhiqej nga muzika. Momenti ka ardhur, por sa gati është reperi ta përmbushë ‘premtimin’ e tij? “Pak nga pak jam shkëputur, më parë bëja 1 album në vit, tani 1 album në dy vjet…një lloj shkëputje është edhe kjo. Megjithatë, nuk do mundem të shkëputem direkt. Unë besoj që njeriu si në sport, dhe në art, e ka një cikël, pastaj vazhdon dhe e lëshon rrugën për të tjerët”, ka thënë Kresha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *