• |
ide | kryesore

A i njolloset më fytyra Ramës?

1, Ide



Ka shumë pikëpyetje lidhur me aktin ekstrem të Edi Palokës, për të goditur me bojë stilografi, në fytyrë, kryeministrin e vendit.

Përtej gëzimit të atyre që ushqenjnë një urrejtje “ad personam” kundrejt Edi Ramës, të tjerë, kundërshtarë bazikë të tij, mund të shtrojnë dilemat:

A ishte e nevojshme boja, pas spektaklit me vezë të Endri Hasës dhe goditjes me çizme të Monikës?

A fiton pikë një opozitë politike duke u marrë personalisht me Ramën, gjë që në çdo strategji komunikimi pranohet si një mënyrë për t’u shmangur nga thelbi i politikave të kryeministrit?

A kanë nevojë PD- LSI të ndërmarrin akte të tilla, që zakonisht janë mjete të grupimeve të vogla ekstremiste, që i përdorin për të reklamuar idetë e tyre të margjinalizuara?

A shton diçka më shumë njollosja fizike e një politikani, kur opozita e ka kapur atë me preshë në duar si hajdut, e ka faktuar si vjedhës së zgjedhjeve, e ka vizatuar si bashkëfajtor të oligarkëve?

Lexo më tej:

(FOTOT) Paloka, bojë mbi fytyrën e Edi Ramës

Ngritja e këtyre çështjeve të shpie në përgjigje dëshpëruese. Ato të bëjnë të mendosh së PD-ja po privilegjon betejën teatrale përpra asaj reale, se goditja me vezë ishte reagim ndaj pafuqisë për të djegur mandatet, se hedhja e çizmes ishte si justifikim ndaj pamundësisë për të bojkotuar zgjedhjet, se shiringa me bojë ishte pavendosmëri për ta lënë Ramën fillikat, mes sistemit të kapur prej tij.

Gjithkush që vret pak mendjen e kupton se një forcë që ka në dorë akte politike (si braktisja përfundimtare e Kuvendit, apo refuzimi për të hyrë në betejën lokale të qershorit) nuk ka pse ndërmerr nisma kozmetike.

Gjithkush që e njeh politikën, e di se me mjekrën e llangosur me bojë apo me kostumin e përlyer me vezë, Edi Rama mund të luajë më mirë rolin e mëshirueshëm të viktimës, sesa po ta lësh atë të duket si autokratin e një vendi, ku partia e vetme e tepsisë ka asgjesuar pluralizmin politik.

Në këtë kuptim, kjo lloj strategjie jo vetëm që nuk jep asnjë rezultat, por ajo varros radikalizmin serioz duke e zëvendësuar atë me protagonizëm fotografik.

Goditja me bojë/ Si do të qeshnim po të mos ekzistonte Elisa? (video)

Po atëherë shtrohet pyetja, a ishte i gabuar akti i Palokës? A e dëmton ai kauzën e opozitës?

Boja e hedhur sot në Kuvend, mund të justifikohet vetëm në një drejtim.

As si akt për të njollosur Ramën, sepse tashmë këtë mision opozita e ka përmbushur, as si mjet për të treguar se ai është i paprekshëm, sepse edhe këtë e ka provuar, por thjesht si një gjest, simbolik, për të garantuar ata që do të zbarkojnë në Tiranë në 16 shkurt.

Prej kohësh tashmë, popullin e opozitës po e bren dyshimi se e gjitha është një lojë, se rolet janë të ndara, se mes kryeministrit dhe kundërshtarëve të tij ka një shkelje të heshtur syri në distancë dhe janë ata që duhen garantuar.

Në këtë kuptim, veprimi i Palokës mund të përkthehet si shenja, se me këtë kryeministër koha e bashkëjetesës politike ka përfunduar. Se tani ka nisur periudha e konfrontimit fizik.

Vetëm si i tillë, në funksion të betejës së ardhshme, ai do të kishte një sens. Por ama me një kusht: pa parlament, pa zgjedhje dhe pa një 18 maj të dytë me Ramën. Sepse në të kundërt edhe boja edhe vezët edhe çizmet e flakura në ajër do t’i ngjanin pështymës së hedhur lart, që dihet se ku përfundon.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Shkrimi eshte i drejte,por Paloka jo si deputet por si cdo njeri qe e shajne duhet pergjigjur.Rama ka te drejten te tallet me te gjithe dhe ne kete aspekt c’fare nuk pret ndonjei mund te beje edhe shurren ne parlament.Kjo nuk eshte ndonje gje e madhe sepse ne kemi pare se si desh u vra Hajdari ne parlament(sepse provokoi),do te ishte me mire qe dikush mund te hipi ne foltore dhe te nxjerre ose manallin ose te heqi pantallonat(rregullorja nuk e percakton).Shvejku e ka percaktuar shume mire kete me nentoger Dubin.Cdo dite shohim gallate ne te dy frontet ,por me shume opozita sepse ska asgje ne dore dhe mundohet te tregoje se sa shume i vjen keq per kete popull “te vjedhur” por shume te “pasur’.Karrlliqe.

  2. Ne fakt THUTHUQI ka te drejte ta beje me boje Ramen,psh Paloka mund te beje ushtrime per te folur per te eliminuar bashtingelloren”TH”,ja rekomandoi Palokes qe te shkoje ca dite tek Artet dhe te mesoi per aktor germen”TH”.Njeri mendon qe Paloka duhet te thote”Tharku i thive ,thuret me thupra thane” cdo dite dhe shpeton nga “TH-ja” dhe s’ka nevoje per boje.

    1. Gjuha kockë s’eshte,por kockë thyen.Thuthuq apo thapathuq,eshte cen,eshte e mete fizike dhe
      jo ves,si pijanec apo drogaxhi.Vënja ne pah e te metes fizike apo ndertimi i”humorit”mbi te metat
      fizike,eshte peversitet,eshte mobbing,eshte ofendim dhe si i tille eshte i denueshem.

  3. Paloka i tregoi edvinit dhe qelbësirave neokomunistw dhe idiotëve kamikazë rilindas se POPULLIT ka filluar ti ngrihet.

    1. Po ti nxirre koken nga bytha Birishes dhe merr vesh kush eshte Paloke “antikomunisti”

      Ne kohe te dulles kur te gjithe mbanin rradhe per nji pako gjalp, Paloka kishte motor qe ia kishte sjelle i jati. Tani boji nji pyetje vetes: Kush lejohej te ikte me sherbime jashte ne kohe te Dulles.

      Ne kohe te Dulles kur njerezit coheshin me punu ne kurore te Tiranes, Paloka vesh me “xhinse” studionte per gjeofizike.

      Paloka si cope mishi qe eshte, te vetmen gje qe di te beje eshte te qendroje ne politike, per te kap ndonji cope ku te mundet. Ka 30 vjet qe e ben. Politikanet ikin e i hapin rruge te tjereve mbas disa mandatesh. Po jo Paloka cope mishi qe sdi te beje gje tjeter.

      1. Ndërsa ti fute më thellë kokën tek bytha e edvin lapangjozit,se qenke më lapangjoz se edvin llomja.

  4. Cizme, veze, boje, fjalor i ndyre. Kjo opozite eshte pa ide. Turp qe ne vitin 2019 akoma kemi keshtu njerezish primitve qe perpiqen te na perfaqesojne.

  5. Kjo opozit s po ben asnje gje qa duhet te bej ore bij kurvash e prostitush te kuq sepse qa i keni ber 50 vjet ketij populli ju edhe mbas 50 vjetesh duhet tua hapesh gojen me zor dhe tju mbushesh gojen me mut dhe prap s ngihet populli more filo Ruso Serb byth qire, pthuuu rrac muti keni goj te flisni??

  6. Rrofte Spiropali! Rrofshin spiropalet e ketij vendi qe jane gati te hane edhe bar (edhe ndonje gje tjeter biles) vetem te mbrojne shefin e tyre qe i keqperdor cdo dite dhe iu jep nga 30 mije leke rroge ne muaj

  7. Thelbi shkrimit eshte qe “ me keto metoda , goditja me veze apo me boje, opozita nuk eshte reale por, indirekt i jep kryeministrit karten e viktimes. Opozita duhet te tregohet e forte dhe e vendosur ne shesh.
    E mbeshtes kete ide. Rama shqijetper provokator. Reagimi Palokes ishte amatoresk, i pakuptimte.

  8. Thuthaqit i takon ta qelloi me boje ose edhe me shurre.Kur tjetri ofendohet ne parlament duhen mjete demokratike qe ti pergjigjesh dhe boja eshte shume demokrate.Por edhe 3 dite dhe pastaj Luli do shkoj ne shtepi ne Hollande ose do te kerkoj qe te heqi nenshtetesine shqiptare ne shenje demokracie.Monika do te veshi cizme kaubojsash me maje qe te qelloje fort,Meta rri dhe veshtron ligjin e kushtetutes,Idrizi i cameve ka hall per ndonje post dhe Mediu me gruan presin amerikanet ne aeroport.

    1. E pastaj ti Veteran i protestave do e cojsh mamin dhe motren tende te Rama per ta mbajtur per te ngjizur pioner te ri te komunizmit

  9. Ky i fundit qenka parashikuesi , por ishihka me nde nga vrima e buthes, Kaqe shume e dashka psikopatin hajdut sa te dyshosh, mbase pijne ilace bashke ose ne kope keta kodoshe , bije kurvi?

    1. O robo,çne ti?!
      Te pakten merr emrin ose mbiemrin,por jo te dyja!
      Ji mor plak vetvetja,se ke më vlere dhe personalitet.

  10. Ky i fundit qenka parashikuesi , por ishihka me nde nga vrima e buthes, Kaqe shume e dashka psikopatin hajdut sa te dyshosh, mbase pijne ilace bashke ose ne kope keta kodoshe , bije kurvi?

  11. Shkak-pasoje.Rama ka luajtur gjithmone rrolin e”viktimes”,kur ne fakt ka qene gjithmone ai provokatori.
    Nje Kryeminister si Rama,nuk ke nevoje fare ta sulmosh fizikisht nese ai perdor fjalor denigues.Mjafton
    ti permendesh perdorimin e droges,mjafton ti thuash bëj testin e droges,dhe ai e humb fare.Rama nuk te
    kthen dore kur e godet.Kete nuk e ka bere edhe ne Rini kur e kan rrahur jo me grushta,por me shpulla.
    Jo qe nuk eshte pergjigjur,por ka ikur me koke ulur.Prandaj Rama mblodhi rreth vetes te gjith kriminelat,
    sepse vete nuk ka pasur bythe te konfrontohet,megjithese kete e shet “si kulture”.Per sulme fizike beri
    Deputete kriminela Arben Noka,Armando Prenga,Elivis Rroshat e kompani.Budallai Basha shkon ne çdo demonstrim,pa e menduar se,nese ndodh ndonje perplasje fizike,faji dhe akuzat bien mbi ate.Rama nuk
    ishte ne protesten e 21 Janarit 2011,por kishte derguar Tom Doshet e kompani,qe te nxisnin turmen
    per te provokuar dhune.Geshtenjat te piqen duart te mos digjen.Kjo eshte zgjuarsi.Dhe ja arriti
    qellimit duke pire kafe.U vrane kater fatkeq,qe te vinte Rama ne pushttet!Rama qe erdhi ne pushttet
    duke akuzuar Berishen si kriminel,pagoi mbi 2 milion euro familjet e viktimave(bleu gjakun),nuk e denoi
    Berishen ashtu si premtoi,por as nuk e paditi!I mire me te gjith.Perse budalla eshte Rama?!Ai nuk vret si Berisha,por vjedh miliona,drogohet dhe shet droge,dhe shqiptaret e admirojn!Kjo eshte zgjuarsi,8 hile
    asnje trimni.E njeh mire Lekun mjeshtri.Ore,çfar bëne 613 kg kokaine qe u kap ne Durres?

  12. Edvin Rama ben pjese ne ate kope thundrakesh, qe nuk kan njdjenjen e fajit,qe nuk kerkojn falje,
    qe kan pesuar mutacion gjate evolimit te tyre mijeravjeçare.Kur dikush luan rrolin e viktimes
    dhe fajson permanent te tjeret,kerkon te lehtesoje veten per situaten mizerabel,per te cilen ai
    vete eshte fajtor.Prioriteti moral i fituar ne kete menyre,eshte i perkohshem,prandaj eshte edhe
    deprimues me kalimin e kohes,kur te tjeret nuk te pranojn më ashtu si deshiron ti te shohin,por
    si je realisht.Ky eshte edhe momenti kur Rama eshte gati per tu kuruar ne psikiatri.Por fatkesisht,
    kjo lloj semundje eshte e pasherueshme,ndryshe nuk do te kishim kaq shume diktatore,dhe akoma
    me keq,kaq shume budallenj qe duartrokasin keto psikopate.

  13. Do ta gjejë Bushati një sebep që ate që thotë një ditë më parë ta kundërshtojë të nesërmen, si puna e Spartak Ngjelës.
    Në shkrimin e mëparshëm i kërkonte opozitës revolucion të dhunshëm, në këtë shkrim, e kritikon se Paloka ja paska lyer Ramës gojën me bojë.
    O Bushati !
    Veç atyre për të cilat akuzohet Rama nga opozita e mediat, deri në Zërin e Amerikës, për dallevere me vjedhjen e parave e votave, ai është telendar nga goja e Paloka duke ja bojatisur gojën, ka mbrojtur edhe dinjitetin tënd e të gjithë gazetarëve që ai nuk ndalon duke ju quajtur kazan plehrash.
    Që Rama nuk do ta ketë të gjatë më në politikë, këtë nuk e kuptojnë vetëm këta qentë që lehin për te në portale e Spiropali. Por ky nuk mund të quhet ndëshkim për ato që i ka bërë Shqipërisë në këto vite.
    Më shumë edhe sa burgu, janë vezëz, këpucët, mielli e boja surratit që e mund ta ndëshkëjnë një kryeministër të tillë e ti kujtojnë cilitdo kryministri tjetër pas tij, se nëse sillet me arrogancë e harbutëri me njerrëzit, do ta pësojë si Rama.

  14. O te qifsha ty fytyren se pari, dhe pastaj te gjithe atyre qe ishin aty ne ate salle muti, dhe na e bene me dije neve shqiptareve te tjere qe “nuk na ha palla” per askend tjeter pervec se mahalles tone ne Tirane. He gjakun e prishur juve ua qift Sali Berisha dhe gjithe Sali Berishet tjere qe i mbroni. A keni din e iman ju bre moterqire?

    1. Ku e sheh ti more rrugaç që flet në emër të shqiptarëve të Maqedonisë, “dinin e imanin” e Ramës ?
      Mos e sheh moralin e fenë e tij tek hallatet jashtë me të cilat ka dalë në publik ?
      Apo nga që shan po me ate fjalor të ndyrë rrugaçsh si ti ?
      Paske gjetur “gjakun e pastër prej shqiptari” tek Rama.
      Është ky “patrioti shqiptar” sot kryeministër që deri sa u bë 45 vjeç, shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë i quante jugosllavë, si gjithë trushpëlarët enveristë.
      Nëse tek ai sheh modelin e moralit e patriotizmit, mund ta gjesh kollaj ndonjë fotografi të tij lakuriq, zmadhoje, vere në kornizë e vare në shtëpinë tënde që të frymëzosh nënën, motrën a gruan tënde

  15. KY PLEHER KY NUK ESHTE KADRI POR ESHT JOGAQ THANAS VAGJEL KA BERE SI I FORTE ME MALSORET E MALSIS SE MADHE POR ATA E KUPTUAN DHE TANI SKA PA GJE AKOMA AJO BOJA SESHTE ASGJE POPULLLI DELE NUK I NGREHET SHPELLAR QE I KA THENE NE PARLAMENT DOSHET STERKAJT FRROKET E TE TJER QE E MBRONI E NJOHEN POR VONE TANI DUHET TE PAGUAJ ATE QE KA BERE DHE KA THENE……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *