• |
ide | kryesore

Kjo është dhurata që The Weeknd i bëri Bella Hadid për Shën Valentin

Paparazzi, Slider



Pikërisht atëherë kur menduam se gjithë postimet e sheqerosura për Shën Valentin me dhurata e darka romantike morën fund, Bella Hadid vendosi të na tregojë surprizën e mrekullueshme që ka marrë mbrëmjen e djeshme.

Nëpërmjet disa postimeve në Insta Story, modelja na mahniti të gjithëve duke treguar apartamentin e saj të mbuluar tërësisht me petale, qirinj dhe trëndafila të kuq.

Dhe kur themi të mbuluar, nuk e ekzagjerojmë.

Në video dallohen 18 buqeta gjigante dhe një mur trëndafilash ku është shkruar emri i bukuroshes.

Pra me gjithë telashet që i shkaktoi një vit më parë, The Weeknd e meriton t’i heqim kapelen për këtë surprizë super romantike që duket se Bella-s i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë. “Nuk po e marr dot veten!”-ka shkruar e emocionuar Hadid në një prej postimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *