• |
ide | kryesore

Kapet një gomone e fuqishme në Vlorë, dyshohet se do përdorej për trafik droge

Lajme, Të fundit



Një gomone e fuqishme është zbuluar nga policia pak pas mesditës së sotme në grykëderdhjen e Vjosës.

Gomonia me dy motorë të fuqishëm ishte fshehur në grykëderdhje, raporton News 24. Sipas policisë, dyshohet se mjeti do përdorej për transport të lëndëve narkotike.

Nisur nga disa precedentë të kësaj natyre, policia thotë se gomonia e kapur sot ishte më e madhja e kapur kohët e fundit. Ndërkohë policia po kryen hetime për të gjetur pronarët e mjetit ujor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *