• |
ide | kryesore

I largohet me makinë policisë greke, shqiptari kapet me drogë

Lajme, Të fundit



Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi akuzohet për trafik droge. Një mjet që vinte nga kufiri është ndjekur prej policisë pasi duke tentuar që ta ndalojë në vendin e quajtur Menidhi në rrugën “Ionia”.

Mjeti nuk i është bindur sinjalit për ndalesë, por ka shtuar shpejtësinë dhe me pas është braktisur nga drejtuesit në zonën bujqësore të Stano Amfiloxia.

Gjatë kontrollit, brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan dy thasë me 32 kg 850 gram marijuanë. Operacioni ka vijuar në zonën pyjore të Stanos, ku është arritur të kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit, grek 43-vjeç.

Disa orë më vonë është arrestuar dhe pasagjeri i mjetit, një shqiptar 30 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *