• |
ide | kryesore

Gjon’s tears fiton vëmendjen e The Voice of France (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Një tjetër talent ja ka dalë të tërheqë vëmendjen, kësaj rradhe të Francës, me performacën e tij në “The Voice”.

Bëhet fjalë për këngëtarin Gjon’s tears, i cili gjithashtu sapo ka nxjerrë dhe një projekt të ri muzikor, të tiutulluar “Babi”. Kjo këngë duket se është pëlqyer shumë si nga publiku europian por dhe nga ai shqiptar.

Ndërkohë ai ka treguar çfarë fshihet pas këngës “Babi’ dhe si lindi ideja për të realizuar një projekt të tillë: “Eshtë një këngë e shkruar gjysmë anglisht dhe gjysmë shqip. Ajo flet për një histori mes babait dhe djalit të tij dhe është pikërisht djali ai që i drejton këto fjalë babait të tij, i cili është një përdorues i alkoolit, duke i thënë: ” Pavarësisht se më kë bërë gjithë këto të këqija, unë t’i fal sepse të dua”. Ai gjithashtu ka folur dhe për eksperiencën e tij të parë në një shfaqje talentesh, edhe pse në moshë të vogël dhe ku ndryshon nga pjesmarrja e tanishme në “The Voice France”: “Për mua “Albania’s Got Talents” ishte një eksperiencë shumë e veçantë dhe e bukur. Më pëlqeu shumë të takoja publikun shqiptar, andej nga është edhe origjina ime. Edhe pse më pëlqeu shumë, mendoj se isha shumë i vogël për ta jetuar eksperiencën plotësisht sepse tani që jam në “The Voice France”, e kuptoj se çfarë po më ndodh. The Voice France” për mua është një eksperiencë e re pasi edhe pse kam bërë televizion kur isha fëmijë, nuk është e njëjta gjë pasi tani e kam një koncept dhe e di ku do të shkoj dhe se çfarë muzike dua të bëj. Muzika që unë krijoj, dëshiroj të pëlqehet si në Francë, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë.”

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *