• |
ide | kryesore

Aplikacioni/ Internet “Hallall” vetëm për myslimanët

Planet



Një kompani në Malajzi po përmbush kërkesat e përdoruesve të internetit për krijimin e një programi që, sipas tyre është në përputhje me vlerat islame. Salamweb është emri i programit që ofron një eksperiencë tjetër në internet për ata që i përkasin besimit musliman.

Aplikacioni përfshin mesazhe, lajme dhe veçori të tjera. Sipas Hasni Zarina Mohamed Khan, drejtor menaxhues i Salamweb, aplikacioni kryesisht përdoret në Malajzi dhe Indonezi, vende ku ka në shumicë dërrmuese besimtarë muslimanë.

“Ne duam ta bëjmë internetin një vend më të mirë,” – tha ai. “Ne e dimë që interneti ka të mira dhe të këqija, ndaj Salamweb ju jep mundësi për të përzgjedhur më të mirën.”

Qëllimi i kompanisë është të tërheqë 10%, të 1.8 miliardë myslimanëve në botë.

“Ne po nxisim vlera universale, edhe pse Salamweb ka në shënjestër myslimanët, mund të përdoret nga të gjithë,” – shtoi Hasni Zarina. “Interneti mund të jetë i dëmshëm, ndaj është e qartë se kemi nevojë për një alternativë.”

SalamWeb mbështetet shumë në përmbajtjen që do shohin përdoruesit e internetit, ku do shënohen me sinjale paralajmëruese faqet e internetit që përmbajnë lojëra bixhozi dhe përmbajtje pornografike, çka sipas tyre bie ndesh me vlerat e besimtarëve myslimanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *