• |
ide | kryesore

Mbappe fikson rekordin, Beckham i bën respektin…

Sport



Vetëm 20 vjec Kylian Mbappè është futur në historinë e Ligue 1. Ylli i Psg është bërë futbollisti më i ri që realizon 50 gola në kampionatin francez, duke thyer rekordin që Yannick Stopyra, sulmues i Sochaux, mbante që nga 1982. Një rekord që tregon shumë për kampionin francez e që nuk i ka shpëtuar nga vëmendja

David Beckham, që në rrjetet sociale ka dashur ti tregojë vlerësimin e tij. 43 vjecari anglez, ndërsa ishte me pushime me familjen e tij në mal, ka imituar festimin e zakonshëm të ish-sulmuesit të Monaco, me duart mbërthyer në gjoks. Një markë evidentuese që të apasionuarit pas futbollin janë të destinuar ta shohin gjatë. Foto, postuar në Instagram pikërisht nga Beckham, është vlerësuar menjëherë nga tifozët e yllit të Psg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *