• |
ide | kryesore

Pas çmimit Oscar, të papriturat e natës për Rami Malek (FOTO)

Paparazzi, Slider



Ceremonia e çmimeve Oscar ishte një natë për tu mbajtur mend për Rami Malek, pasi fitoi çmimin si “Aktori më i mirë protagonist” për rolin në filmin “Bohemian Rhapsody”, por jo vetëm për këtë.

Edhe pse ai u vlerësua maksimalisht për portretizimin e Freddie Mercury në këtë projekt kinematografik, mbrëmjen e djeshme aktorit të njohur nuk ju nda “tersi”. Fillimisht për veshjen e tij, pasi dukej sikur papioni i kostumit nuk qëndonte asnjëherë siç duhej, dhe për këtë ju desh ndihma e disa kolegëve:]

Gjithsesi momenti kur Rami me siguri e kuptoi që “e kishin marrë në sy” ishte pasi pranoi çmimin dhe u rrëzua nga skena. Fillimisht kjo ngjarje nuk u pa në transmetimin direkt, por më pas dolën fotot e momentit kur ai humb ekuilibrin dhe rrëzohet. Mjekët e pranishëm në ceremoniu u treguan të shpejtë për ta ndihmuar, pasi dukej sikur ai ishte lënduar dhe e ulën në rreshtin e parë të karrigeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *