• |
ide | kryesore

Wanda sulm frontal ndaj Perisic: “Icardi nuk është një përbindësh”

Sport



Në përfundim të ndeshjes me shumë polemika Fiorentina-Inter, vetëm qetësi nuk mund të ketë tek Inter, e kjo nuk lidhet vetëm me barazimin e minutave shtesë të Firoes. Vendimet që penalizuan Inter, të arbitrit Abisso, ishin vetëm njëra anë e medaljes, por ajo që tregon qartë thyerjen e dhomave të zhveshjes është gjesti i Perisic, në rastin e golit të Politanos, në avantazhin provizor 1-2 të zikaltërve në Franchi.

Wanda Nara, gruaja e agjentja e Mauro Icardi, e ftuar në Tiki Taka, ka komentuar ashpër, duke sulmuar kroatin, që shpresu pakënaqësinë e tij, për mënyrën e festimit të Politanos si Icardi: “Në futboll ka shumë padrejtësi si penalltia ose si sjellja e Perisic (që e shtyu Politano “fajtor” se festoi si Icardi) ose sip o trajtohet Icardi, një që ka dhënë gjithcka për Inter e tani përcaktohet si përbindëshi që nuk është. Penalltinë e Perisic e pamë të gjithë në këmbë në shtëpi, por sjellja e tij nuk të jep qetësi. Për të qenë kapiten duhet respekt e Icardi ka për të gjithë, për fanellën në radhë të parë”.

Ndoshta mungesa e argjentinasit në dhomat e zhveshjes për të festuar me shokët pas fitoreve të Inter nuk i ka shërbyer cështjes, por Wanda nuk e gjen aty problemin: “Mjaft me këto budallallëqe, shkon cdo ditë në dhomat e zhveshjes, fizioterapia ku bëhet? Ai nuk ka bërë asgjë, e gjitha është një shfaqje inekzistente”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *