• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Proçedohen penalisht 8 persona, në kërkim 12 të tjerë

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Kjo ka ndodhur pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;
– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;
– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;
– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;
– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit ku kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

Po punohet dhe për kapjen e 12 personave të tjerë të identifikuar, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

2 punonjës policie janë lënduar gjatë protestës së djeshme, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.



2 Comments

  1. Arrestoni dhe Berishen,Bashen dhe Moniken per thirre dhe nxitje konflikti dhe lufte civile,tani eshte e thjeshte se jane “qytetare te thjeshte”

  2. Hello there,

    My name is George, and I was wondering if you would like to have your website lapsi.al promoted as a resource on my blog georgemartjr.com ?

    We are updating our broken link resources to include up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved as a do follow link.
    If you are interested in having your site included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks
    George

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *