• |
ide | kryesore

Dalin detaje të tjera shokuese, Jordyn seks edhe me ish-in e Khloe Kardashian

Paparazzi, Slider



Jordyn Woods ka qenë shumë e zënë këtë periudhë duke u marrë me partnerin e Khloe Kardashian dhe jo vetëm.

Zërat më të fundit që flasin për skandalin e tradhtisë, thonë se modelja 21-vjeçare ka shkuar dhe me ish-të dashurin e Khloe-s, James Harden 29 vjeç.

Khloe dhe James kanë qenë të lidhur nga viti 2015 deri në vitin 2016.

Jordyn ka kohë që e njeh James, pasi është fotografuar duke shkuar në festën e tij në shkurt të 2018-s.

Mediat shkruajnë se ka qenë vetë Woods ajo që e ka përhapur lajmin për lidhjen me James, pasi “u tha miqve se ajo kishte qenë me të”.

Takimi me Harden thuhet se ndodhi të hënën, më 18 shkurt në Los Angeles, pasi James u kthye në shtëpi nga loja e NBA-së  në Charlotte të Karolinës së Veriut.

Khloe nuk e dinte që Woods ka kaluar kohë me Harden.  Jordyn thuhet se ka shkuar me James Harden një natë pasi u pa me Tristan-in.

Burimi madje shton se Jordyn e telefonoi Khloe-n pasi e kaloi natën me Tristan-in dhe i tha se po e ruan partnerin e saj për t’u siguruar që asgjë e papërshtatshme nuk do të ndodhte.

Jordyn në fakt do të thyejë heshtjen në javët në vijim në emisionin e Jada Smith dhe njerëzit mezi po presin që ajo të tregojë anën e saj të historisë dhe këndvështrimin e saj mbi këtë situatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *