• |
ide | kryesore

Edhe pas 80-vitesh, ‘Gone with the wind’ ende film i rekordeve

Paparazzi, Slider



“Gone with the wind” u projektua për herë të parë më 15 dhjetor 1939, në “Loew’s Grand Theater”, në Atlanta, Georgia, një qytet në jug të SHBA-së, me rreth 300 mijë banorë, të cilët mbushën plot sallat. Autoritetet lokale organizuan tre ditë festë përpara daljes në kinema.

Tani, 80 vjet më pas, mbetet ende një film rekordesh, për shumë arsye. Sipas ekspertëve, filmi është ende më i shikuari në histori, duke marrë parasysh inflacionin, si dhe koston e biletave dhe të jetesës.

Fillimisht roli i protagonistit kryesor i ishte propozuar Gary Cooper, por ai e refuzoi duke thënë se “Bashkë me erën” do të bëhej dështimi më i madh në historinë e kinemasë. Ndërsa Vivien Leigh është zgjedhur mes 1400 aktorëve të paraqitura në audicion për rolin.

Hattie McDanuiel, simpatikja Mamy, ishte e para afro-amerikane që ka fituar një “Oscar”. Por, aktorja nuk mori dot pjesë në premierën e filmit, në vitin 1939, për shkak të ligjeve në fuqi në ato vite në Georgia.

Fillimisht për regjinë u zgjodh George Cukor, por u zëvendësua rrugës nga Victor Fleming. Qarkulluan zëra se kjo ndodhi pasi ishte homoseksual.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *