• |
ide | kryesore

Kritika për gjigandin Netflix, ndryshoi fundin e filmit ‘The Notebook’ (Video)

Paparazzi, Slider



Netflix” ka marrë kritika të forta për ndryshimin e skenës së fundit të “The Notebook”, adaptimi kinematografik i romanit të Nicholas Sparks, me regji të Nick Cassavetes, me personazhet kryesorë Ryan Gosling e Rachel McAdams, kur ishin të rinj, dhe në moshë të thyer nga Gena Rowlands e James Garner.

Sipas “IndieWire”, “Netflix” dha një tjetër finale, ndryshe nga origjinali, ku personazhet ndërrojnë jetë të dy në spital, por është zëvendësuar me një skenë ku fluturojnë zogj.

“Nuk e prisja në asnjë mënyrë”, -deklaroi Sparks për “Today”. “E zbulova si gjithë të tjerët. Për mua është çështje opinioni, është një finale ndryshe. Sigurisht, gjithkush mund të preferojë kë finale të dojë”.

I publikuar në vitin 2004, “The Notebook” u cilësua si një ndër filmat romantikë më të suksesshëm të shekullit XXI.

https://youtu.be/9LI0RR9jGq8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *