• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktorja Lisa Sheridan, u gjet e pajetë në apartamentin e saj

Paparazzi, Slider



Aktorja e famshme amerikane Lisa Sheridan është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në New Orleans.

Lajmi i trishtë është bërë publik nga menaxheri i aktores 44-vjeçare, i cili ka pohuar se ngjarja ka ndodhur të hënën.

Sipas “People”, ende nuk ka asnjë informacion për shkakun e vdekjes, ndërkohë policia aktualisht po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Përgjatë një dalje mediatike, menaxheri i të ndjerës ka pohuar: “Të gjithë e donim dhe jemi të dëshpëruar nga humbja e saj. Po presim zbardhjen e raportit mjeko-ligjor.”

Rikujtojmë se Lisa Sheridan ka pasur një karrierë të gjatë në aktrim. Ajo ka luajtur në shumë filma e seriale të famshme amerikane. Ndër to përmendim “CSI”, “Las Vegas”, “The Mentalist”, etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *