• |
ide | kryesore

Travis dedikim për Kylie gjatë një koncerti

Paparazzi, Slider



Ai u rikthye në skenë pasi kaloi disa ditë të vështira, sepse Kylie Jenner dyshoi se e kishte tradhtuar.

Dhe Travis Scott u siguruar që t’i tregonte dashurinë partneres së tij gjatë koncertit në Nju-Jork, mbrëmjen e së shtunës.

Reperi 26-vjeçar bërtiti në skenë “Të dua grua”, ndërsa çifti mësohet se po përpiqet që të rregullojë situatën mes tyre, pasi Kylie ka gjetur prova për tradhtinë e tij.

Travis nuk ka thënë asgjë lidhur me spekulimet, por iu drejtua audiencës: “Mbaj mend gjithmonë që familja vjen e para”.

Çifti mësohet se kaloi disa kohë bashkë në shtëpinë e Kylie-t, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa reperi po mundohej që ta qetësonte situatën, madje sa vendosi edhe të fshinte profilin e tij në Instagram.

Një burim ka deklaruar për “People” se çifti ka debatuar me njëri-tjetrin pasi Kylie ka parë në telefonin e Travis diçka që nuk i ka pëlqyer.

“Ajo ishte e mërzitur në fillim, por tani është më mirë. Nuk po ndahet me të”, ka thënë në vijim burimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *