• |
ide | kryesore

Kylie Jenner i vjedh fronin Mark Zuckerberg, zyrtarisht miljaderja më e re e bërë vetë

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner është zyrtarisht miliarderja e bërë vetë më e re, duke i vjedhur fronin themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. 21-vjeçarjes iu dha titulli pas muajsh spekulime, derisa sot “Forbes” publikoi listën e miliarderëve.

Kylie është në dy lista: Në atë të miliarderëve të bërë vetë më të rinj dhe në atë të miliarderëve më të rinj. Ajo ka grumbulluar një vlerë neto prej 1 miliard dollarë, përmes kompanisë së saj të kozmetikës “Kylie Cosmetics”.

Kylie ia kaloi dhe Zuckerberg-ut, i cili ishte 23 vjeç kur arriti të bënte 1 miliard dollarë para 11 vitesh.

“Nuk prisja asgjë. Nuk e kam parashikuar të ardhmen. Por ndihem me të vërtetë mirë. Kjo është një goditje e bukur nga pas”, tha Jenner për “Forbes”.

Ajo u shpreh se për suksesin falënderon rrjetet sociale, pas të cilave siguroi numrin më të madh të klientëve.

“Është fuqia e mediave sociale. E shoh kompaninë të shkojë shumë larg. Punoj me të vërtetë shumë”, tha ajo.

Themeluesi i “Amazon”-ës, Jeff Bezos, mbetet një ndër meshkujt më të pasur në botë me rreth 131 miliardë dollarë pasuri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *