• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Bernabeu, Ajax kryeson me dy gola ndaj Real

Sport, Video



Real Madrid kishte fituar ndeshjen e parë në Amsterdam, por dy humbjet në Clasico sic duket kanë lënë gjurmë. Ajax ka shënuar dy gola në harkun e 17 minutave, duke kthyer situatën në favorin e tyre tashmë. Në minutën e 7 Zitech ka shënuar golin e parë për hollandezët, duke e bërë lojën ta hapur, edhe pse rezultati nuk mjaftonte për ti dhënë kualifikimin.

Merengues nuk janë aspak në lojë dhe nuk reaguan dot përballë furisë së një skuadre pa eksperiencë por shumë të talentuar. E në minutën e 18 Neres ka dyfishuar shifrat, duke mundur përsëri Courtois. E tani po, që kualifikimi anon nga ana e hollandezëve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/aj/aJOe.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *