• |
ide | kryesore

A është Larguar Arbana Osmani nga Top Channel?!

Paparazzi, Slider



Pak orë më parë, lajmi se Arbana Osmani është larguar nga Top Channel, na befasoi të gjithëve.

“Newsbomb”raportonte se pas një sherri me drejtorin e televizionit Ben Blushi, Arbana ka braktisur në mes xhirimet për emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Por burime për “Anabel” konfirmojnë se largimi i Arbanës nuk është i vërtetë dhe se emisionin i saj të do të vijojë normalisht.

Megjithatë burimet për median konfirmojnë një debat që ka ndodhur mes Blushit dhe Osmanit, “siç ndodh rëndom mes një eprori dhe një vartëseje”.

Lajmi u përcoll edhe nga një postim i fundit i shoqes së saj të ngushtë Xhemi Shehu, e cila na bëri të dyshojmë.

“I fut një dorë makarona kur është robi pa punë”, shkruante ajo duke etiketuar Arbanën në foton ku shfaqen duke ngrënë makarona.

Mos ndoshta vajzat po bënin shaka?



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *