• |
ide | kryesore

Fansat kritikojnë Khloe për photoshopin e dështuar

Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian u sulmua nga ndjekësit e Instagram-it pasi ka edituar sërish fotot e saj, ndërsa kanë gjetur edhe dëshminë që “Photoshop”-i i ka dështuar.

Në një nga imazhet 34-vjeçarja pozon duke u ngjitur te shkallët, ku mban të veshur një “bodysuit” të mbuluar i gjithi me kristale.

Por ndërsa disa prej ndjekësve e kanë cilësuar foton si shumë seksi, të tjerë e kanë akuzuar se e ka edituar, pasi koka e saj duket më e madhe sesa fiziku elegant dhe ky mos proporcion është rezultat i dështimit të “Photoshop”-it. Ndërsa të tjerë thoshin se kofshët e saj dukeshin shumë të dobëta për atë trup.

 

Disa nga komentet e ndjekësve ishin:

“E dashur koka jote, flokët, makijazhi, i gjithë trupi yt! Kush të la ta posoje këtë?”;

“Sinqerisht e dua atë, por jam e vetmja që shoh se të pasmet dhe koka e saj janë shumë të mëdha për atë trup”;

“Kofshët e tua nuk përshtaten dhe s’dua të jem dyshuese, thjesht po përpiqem të tregoj se çfarë shikon bota”;

“Këto Kardashian-ët duan të jenë të dobëta me vithe, a jam vetëm unë që shoh se nuk përshtaten me kofshët!”.

Me të njëjtën veshje Khloe publikoi foto javën e kaluar dhe dukej që fotot nuk ishin ndryshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *